Automjetet pa liçensë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta

Protestat e transportit publik do të nisin sërish në kryeqytet dhe jo vetëm, nëse qeveria nuk e adreson luftën ndaj informalitetit tek automjetet pa liçensë. Ky ishte paralajmërimi i Shoqatës së Transportit ndërqytetas, e cila përmes një deklarate i liston qeverisë disa kërkesa, ku kryesorja është pastrimi i tregut nga mjetet informale në trasportin publik.“Trafiku i paligjshëm është një trafik që mund të marrë 30% të tregut. Trafiku i paligjshëm bëhet me furgona, bëhet me taksi”.Ky shqetësim është reflektuar edhe në qëndrimin e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, e cila ka paralajmëruar protesta nëse qeveria nuk pastron tregun e transportit publik nga mjetet informale.Kujtim Mema: Nëqoftëse nuk do të shohim që kjo punë nga organet kompetente nuk do të shkojë në vend, ne do ti drejtohemi sigurisht edhe një proteste.Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema, ka rezervuar edhe një ankesë për Bashkinë e Tiranës, që sipas tij ka lënë pezull firmosjen e 40 liçensave.Kujtim Mema: Tërheqim një çikë vërejtje Bashkisë së Tiranës se ka 3 muaj që po pengohet liçensimi i operatorëve të transportit nga kjo Bashki. Janë rreth 40 liçrensa në Bashkinë e Tiranës që nuk janë firmosur ntga Bashkia.Sipas Shoqatës së Transportit Ndërqytetas lufta ndaj informalitetit nuk duhet të fokusohet vetëm tek bileteria sikurse ka njoftuar Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto disa ditë më parë.Ata rekomandojnë monitorim të automjeteve e kryesisht taksive që lëvizin pa liçensë.