Në 20 nëntor nis pastrimi i territorit, Malaj: Të ndëshkohen ndotësit

Mbi 100.000 të rinj në gjithë vendin do të marrin pjesë në aksionin e rradhës në 20 nëntor për pastrimin e vendit nga mbeturinat. Në konferencën çelëse, zv/Ministrja e QArsimit ka propozuar që modeli i kryeqytetit për ndëshkimin e gjithë atyre që ndosin mjedisin të shtrihet në gjithë vendin.Modeli i Bashkisë së Tiranës për të ndëshkuar këdo që ndot ambientin duhet të shtrihet në gjithë vendin.Ka qenë ky propozimi i zv/Ministres së Arsimit, Nora Malaj, bërë gjatë konferencës "Ta mbajmë pastër Shqipërinë" e cila u shpreh se mjedisi do të ketë një hapësirë të veçantë kur të miratohet edhe buxheti.Nora Malaj:Dhe modelet bashkëkohore mundet të bëhen denoncues të situatës dhe mundet që ne me të vërtetë të sensibilizojmë komnunitetin që shoqëria të jetë më e pastër dhe aktive.Mbi 100.000 mijë të rinj priten të dalin në 20 nëntor në terren në gjithë vendin për të ndërmmarë aksionin e rradhës për pastrimin e vendit në një ditë të vetme.Aksioni " Të pastrojmë Shqipërinë" këtë vit do të ketë në fokus edhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të mbajtur pastër vendin.