Tenderi i radarëve, Noka: Në dy vite kompania nuk ushtroi funksionin e saj
Pas përplasjes në distancë opozita dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli janë përballur në Komisionin e Sigurisë për tenderin për monitorimin e hapësirës detare. Akuzave të Opozitës se kompania në dy vjet nuk ka ushtruar funksionin e saj Ministrja iu përgjigj duke pranuar se radarët nuk kanë punuar por shkak për këtë është bërë mosfirmosja e kontratave nga qeveria Berisha. Debati mbi tenderin për monitorimin e hapësirës detare ka zbritur në Komsionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.Deputetët demokratë akuzuan Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kur thanë se kompania përgjegjëse për monitorimin e hapësirës detare në dy vitet e qeverisjes të mazhorancës nuk e ka ushtruar funksionin e saj, ç'ka sipas tyre ka bërë që Shqipëria të kthehet në vend kryesor të trafikut të drogës nga ajri dhe deti.Flamur Noka : “Ti japësh tender një kioske që riparon celularë për të monitoruar hapësirën ajërore pastaj i bie që ti japësh visto me të dyja duart avionëve të drogës të cilët kanë qarkulluar dhe kanë patrulluar dy vjet hapësirën ajërore.”Mimi Kodheli:”Radarët nuk kanë punuar nga 2011 se Ministria e Mbrojtjes e asaj kohe nuk ishte në gjendje të tenderonte për arsye se nuk kishte bërë kontrata fare për 2012 dhe 2013.”Për këtë çështje deputetët demokratë kërkuan praninë në komision edhe të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Mimi Kodheli: “Unë ju ftoj të thërrisni kolegun Tahiri të përgjigjet në detaje lidhur me gjithçka ju përmendëm. Ka tjetër mision.”Debatet në komision erdhën gjatë diskutimi të planin afatgjatë për forcat e armatosura 2015-2025 , i cili u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi sipas opozitës ai nuk është konsultuar me Presidentin e Republikës dhe as me deputetet e saj. /Oranews.tv/