Karta e performancës, Nikolla: Do shohim arritjet dhe do adresojmë problemet

Prindërit dhe nxënësit do të njohin arritjet e shkollave, por dhe problemet në bazë të kartës së performancës. Ky program i hap rrugë proçesit të rankimit të institucioneve të arsimit parauniversitar.Shkollat e sistemit parauniversitar do të nisin proçesin e rankimit për të bërë një orientim më të mirë të nxënësve se cilat nga këto institucione ofrojnë standarde mësimdhënie dhe të bazës materiale. Ky proçes do të nisë nga karta e performancës.Nikolla: Karta e performancës do të mësojë që shkollat të jenë nën vëzhgimin e nxënësve, e komuniteteve, e prindërve. Por ajo që është shumë e rëndësishme, është që në bazë të arritjeve që bëhen të matshme me tregues tejet transparent ne të mund të orientojmë ndihmën specifike ndaj shkollave.Për të rinjtë që kanë ide për biznesin, kreu i dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj, ka një mesazh. Jakaj:Të shohin me objektiva të qartë nismën dhe sipërmarrjen private.Deklaratat Ministrja Nikolla dhe Jakaj i bënë gjatë një takimi me nxënës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranës për programin "Shkolla qëndra komunitare".