Vlorë, AKU: Biznesi i madh kryesisht në sektorin ushqimor, i regjistruar si i vogël

Bizneset e medha në qytetin  e Vlorës në  masë  të konsiderueshme rezultojnë të regjistruara si biznese të vogla duke fshehur kështu te ardhura. Deklarata bëhet nga kreu rajonal i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor Renato Banushi, pjesë e task-forcës ndaj informalitetit.Renato Banushi: Do fokusohemi kryesisht te disa fast foode që janë në qytetin e Vlorës që në pamje të parë janë biznese të mëdha dhe operojnë si biznese të vogla. Do të kemi një bashkëpunim me tatimet për kalimin të këtyre biznesve në biznese të mëdha dhe pajisjen e tyre me certifikatë dhe me lishencë. Në rast të kundër do të jepet pezullimi i menjëhershëm i këtyre bizneseve.Sipas Banushit, në informalitet deri më tani kanë punuar edhe fabrikat e prodhimit të vajit të Ullirit dhe kantinat e verës.Renato Banushi:  AKU është duke inspektuar të gjitha pikat e përpunimit të vajit të ullirit dhe të kantinave të verës sespe të gjitha do të pajisen me licenca që tregon një prodhim sa më të sigurt për konsumatorin.Përvec gjobave dhe sekuestrimeve, kompanitë që kapen duke fshehur të ardhurat, mund të penalizohen deri në ngrirje të aktivitetit./Oranews.tv/