Veliaj me rrjetin e te rinjve: Trefishim buxheti dhe kartë transporti me impulse

Të rinjtë në Tiranë do të pajisen me një kartë të veçantë për të përfituar falas ose me çmime të reduktuara shërbimet bazë që ofrohen nga Bashkia siç është transporti publik.Veliaj:“Në fillim të vitit tjetër do emetojmë vetë kartën e transportit të qytetit, ku sigurisht do të kemi një “diskriminim” pozitiv për ata që janë studentë dhe nxënës, për të pasur një zbritje në mënyrën se si përdorin kartën e qytetit, apo vizitat në kinema, muze apo institucionet e tjera, që kanë një varësi apo lidhje me Bashkinë. Me tu emëtuar karta kombëtare ne do njohim të gjitha ato atribute. Madje jemi shumë të hapur që karta kombëtare të jetë dhe mjet identifikimi”.Për të shmangur kakofoninë e shitjeve të aboneve dhe abuzimet me çmimin e tyre, kryebashkiaku Veliaj tha se ky sistem së shpejti do të jetë elektronik.Veliaj: “Skenat ku shqyhen nëpër kjoska abonesh janë të denja për një vend të dorës së tretë jo për një vend që aspiron për në BE. Arsyeja pse po shkojmë në një abone dhe biletë elektronike është shumë e thjeshtë, për transparencë.Gjatë një takimi me të rinjtë Veliaj tha se do të krijohet një Këshill Rinor për të adresuar tek vendorët problematikat e kësaj grupmoshe.Buxheti për të rinjtë do të rritet nga 1% që është aktualisht në 3%, një pjesë e të cilave do të përdoret dhe për bursat e nxënësve gjimanzistë ekselentë.