OSHEE mohon tenderin për stresin, PD publikon dokumentat e fituesit

Administratori i përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes Energjisë Elektrike Adrian Çela, i përgjigjet nga Fieri akuzave të PD-së lidhur me një tender për trajnimin nga stresi të punonjësve të OSSHE.Ai sqaron se tenderi është shtyrë për një moment të dytë pasi kompanitë e interesuara nuk kanë pasur dokumentacionin e saktë.Adrian Çela: “Dy herë ka dështuar tenderi pasi kompanitë që morën pjesë nuk plotësuan afatet. Të gjithë kompanitë simotra në botë bëjnë trajnime të tilla për stafin”I menjëhershëm ka qënë regimi i Partisë Demorkatike, duke i cilësuar deklarat e administratorit te OSHE-së si të pavërteta. Deputetja Albana Vokshi, publikoi formularin e njoftimit të fituesitAlbana Vokshi: “Në formular thuhet se është shpallur fituesi, kompania Abkons, e Besnik Leskajt. I kërkohet kompanisë të paraqitet në zyrat e OSHEE-së të lidhë kontratën. Është shkruar e zezë mbi të bardhë. Ky është shteti I korruptuar I Edi Ramës, që mashtron e vjedh dhe që ndan paratë e gjakut të shqiptarëve me miqtë e klientët e tij.Partia Demokratike dhe zyrtarë të OSHEE-së prej disa ditësh po shkëmbejnë akuza dhe aurgumenta në distancë lidhur me një tender prej afro 700 milionë lekësh, për trajtimin ndaj stresit të punonjësve të OSHEE-së./Oranews.tv/