Basha: Pa ikur Rama, ndryshimet me Naço e Paço rrahje uji në havan
Zhvillimet në radhët e mazhorancës nuk kanë ndikuar aspak në axhendën e selisë blu. Duke komentuar ndryshimet në qeveri, Basha tha se pa largimin e kryeministrit Rama të tjerat janë rrahje uji në havan. Për liderin e opozitës, Lulzim Basha, dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço nuk është ndryshimi që presin shqiptarët.Basha tha se duhet të largohet shkaktari i krizës ekonomike për qytetarët, kryeministri Edi Rama.Basha: Nuk ka ndryshime në qeveri. Ndryshimi në qeveri që presin shqitarët është largimi i përgjegjësit kryesor për këtë depresion ekonomik, shoqëror dhe psikologjik. Pa largimin e shkaktarit kryesor të tjerat janë rrahje uji ne havan.Të bësh lajm me Naço e me Paço ku shqiptarët nuk kanë bukë për t’iu dhënë fëmijëvë në darkë, nuk kanë para për tu blerë librat e shkollës, janë në depresion për të paguar faturat e energjisë, është një tallje e papranueshme me shqiptarët.Deklaratat e Bashës erdhën pas tryezës së organizuar me struktura të PD për platformën e saj ekonomike, që siç tha Basha synon të nxjerrë vendin nga depresioni ekonomik.Kreu i PD tha se platforma e opozitës është në kontrast të plotë me hapat negativë që po ndërmerr qeveria.Basha: PD ka nisur hartimin e një program ekonomik qëllimi i të cilit është të nxjerrë vendin nga depresioni, nga kriza ekonomike ku e ka zhytur qeverisja aktuale. Pjesë të programit po konsultohen me qytetarët. Siç është çështja e nivelit të taksave, ku PD propozon taksën e sheshtë me nivelit më të ulët në Ballkan prej 9%, siç është paketa për biznesin e vogël ku parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10-50 mijë lekë të reja për bizneset në varësi të xhiros nga 2-12 milion lekë të reja.Duke komentuar takimin e Ramës me biznesin, Basha tha se Rama nuk ka përgjigje për mungesën e 35 milion dollarëve në buxhetin e shtetit për shtatorin.Sipas kreut të demokratëve, në kulmin e aksionit kundër informalitetit qeverisë i mungojnë më shumë se 1 milion dollarë në ditë.Basha: Rama pas fjalimit të tij prej nastradini me biznesin. Pasi foli për suksese imagjinare sërish nuk ka dhënë përgjigje pse i mungojnë 35 milion dollarë nga plani i shtatorit. Vetëm nga doganat për tetorin mungojnë dhjetra miliona euro të tjera apo dollarë, presim të zbardhen shifrat. Ku janë këto para?Në kulmin e aksionit kundër informalitetit qeverisë i mungojnë më shumë se 1 milion dollarë në ditë dhe ky është një refren prej janari është fatura e korrupsionit, e vjedhjes kryesisht në sektorin e naftës, cigareve, mallrave të akcizës ku favorizohen një grusht njerëzish klientelë e Edi Ramës, njerëz që ndajnë paratë me Ministrat dhe kreun e kësaj bande të korruptuar dhe paratë nuk shkojnë aty ku duhet të shkojnë. As investime nuk ka, as rritje rrogash nuk ka, as rritje pensionesh.Ku janë paratë?Vidhen ditën për diell dhe natën me hënë apo hënë nga një bandë hajdutësh.Këto para nuk do lëvizin më nga xhepat e shqiptarëve nën qeverisjen e ardhshme të PD, por do mbeten në xhepat e konsumatorëve, kapitale dhe kredi, investime dhe veprimtari prodhuesve dhe të fermerëve. 500 milion euro një kreditim i drejtëpërdrejt që qeverisja e re e PD do ti bëjë çdo shqiptari përmes uljes së taksave. Platforma do konsultohet gjerësisht jo vetëm në formatin e takimeve me qytetarët por dhe grupet e interesit.Sot kemi një diskutim të brendshëm me praninë e plotë të grupit parlamentar dhe të ftuarve të tjerë ku rrihen ide të ndryshme dhe si produkt final do tu paraqesim qytetarëve vizionin tonë, planin tonë dhe vendosmërinë time për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe psikologjike ku e ka zhytyr qeveria e Edi Ramës dhe dyshja Rama-Meta.
