Eurobondi, ekspertët skeptikë përballë entuziazmit të qeverisë
Përballë entuziazmit të qeverisë ekspertët janë skeptikëEkspertet e ekonomisë nuk jane aq optimistë sa qeveria në lidhje me eurobondin e ri. Ata e lidhin prespektivën e ekonomike të vendit jo me faktin se si qeveria kapërcen nga një borxh në një borxh tjetër, por tek fakti se investitorë të huaj vijojnë ta shohin Shqipërinë një vend me mjaft risk për të investuar. Ndërkohe vijnë dhe sygjerimet e para për qeverinë se ku duhet përdorur Eurobondi.Përballë entuziazmit të qeverisë për sigurimin e Eurobondit me vlerë 450 milionë dhe interes 5.75%, ekspertët e ekonomisë janë më të tërhequr në vlerësimet që bëjnë. Duke hequr paralele me eurobondin e parë të marrë në vitin 2010, ata konstatojnë se në sytë e investitorëve të huaj Shqipëria është një vend që paraqet ende risk të lartë.Elvin Meka: "Nëse do të flasim për 5 vjet më parë që kishim një borxh prej 60%, sot jemi mbi 70%. Kapaciteti për të mbledhur të ardhura nuk është se ka ndonjë rritje. Mbi të gjitha për fat të keq nuk kemi atë rritje që kemi pasur në 2010."Mateo Spaho: "Nëse problematika qëndronte jashtë Shqipërisë, tani është brenda Shqipërisë. Ne vijojmë të kemi një rritje ekonomike anemike."Por për çfarë do ta përdorë qeveria eurobondin? Ekspertët bëjnë këto propozime.Elvin Meka: "Pjesa më e madhe është e qartë. Shkon për shlyerjen e eurobondit të parë. Pjesa shtesë do përdoret për të shlyer pjesë të tjera të borxhit, ose për ti shërbyer borxhit në monedhë të huaj"Mateo Spaho: Uroj që pjesa e borxhit që ngelet të mos përdoret për të rritur shpenzimet jo fitimprurëse, pra shpenzime që nuk sjellin investime.Përballë dobësisë në mbledhjen e të ardhurave dhe borxhit publik që në shtator të këtij viti kapërceu në 73.7%, qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me mënyrën sesi do të përdorën diferencën që mbetet nga eurobondi, pasi të ketë paguar kredinë 250 milionë euro ku garant është banka botërore dhe që u përdor për shlyerjen e eurobondit të parë./Oranews.tv/