PD: Shkatërrimi i provave për trafikantët e drogës, fytyra e shtetit kriminal të Ramës

Partia Demokratike e ka cilësuar djegien e laboratorit kriminalistik si një krim të rëndë që kërkon impenjim të prokuroisë për të zbardhur të vërtetën. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Arben Ristani ngriti disa pyetje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.Ristani: Shqetësimi për këtë krim të rëndë është i madh dhe Partia Demokratike ngre sot këto pyetje:1-Pse janë lënë në koridor provat me autorë të zbuluar?2-Si mund të thahet droga provë, duke u vënë thasët nga pesë e nga gjashtë mbi njëri-tjetrin?3-Ambjentet e laboratorit janë të monitoruara me kamera: A kanë punuar kamerat natën e ngjarjes? Ku janë dhe çfarë tregojnë regjistrimet?4-Si mund të shkaktojë zjarr neoni që ka dritë të  ftohtë?5-Duke qenë se instalimet e rrjetit elelktrik ishin të sapobëra dhe moderne, si ka mundësi që tensioni elektrik nuk u nderpre menjëherë pas defektit?6-Dhe, provat e djegura, a i përkasin kryesisht trafikantëve të drogës nga Tepelena?Shkatërrimi i provave është vepër e shtetit kriminal. Shteti i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse krimi në pushtet. Duhet transparencë dhe hetim i plotë për këtë ngjarje nga më të rëndat në historinë e këtyre 25 viteve.