Ndocaj:Ndihem demokristian,por gjithmonë pro qeverisë, do rikandidoj në 2017
Ndonëse thotë se është demokristian, Eduart Ndocaj, deputeti më i ri i parlamentit, pohon se gjithmonë do jetë në mbështetje të qeverisë, ndërsa shton se është surprizuar nga pritja që i është bërë në grupin parlamentar të PS.Eduart NDOCAJ Deputet i Qarkut Lezhë: Ishte surprizë, pasi pritja ishte e jashtëzakonshme, miqësore dhe u ndjeve shumë mirë në këtë mbledhje. Patjetër që mua më pëlqen të jem pjesë e filozofisë demokristiane.E ka marrë seriozisht mandatin e deputetit, për këtë demonstroi dhe përgatitjet e fjalimit në seancën e parë parlamentare ku do merrte pjesë, pasi bëri betimin, por radha e gjatë nuk ia mundësoi këtë.Megjithatë Eduart Ndocaj shpreh ambicien për të kandiduar dhe në zgjedhjet e 2017-të, por pa përcaktuar forcën politike.Eduart NDOCAJ Deputet i Qarkut Lezhë: Detyra ime është që këto dy vite që kanë mbetur të përfaqësoj denjësisht qarkun e Lezhës dhe mendoj se do të ketë hapësira për dicka të tillë edhe në 2017.Nënkryetari i PDK, Eduart Ndocaj mori mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së socialistit Arben Ndoka./Oranews.tv/