Dorëhiqet Ministri Nasip Naço, Rama propozon Ylli Manjanin në vend të tij

Në orën 14:33 (9 nëntor 2015) u bë publik lajmi i dorëheqjes së Nasip  Naços si Ministër i Drejtësisë.Burime të Ora News thanë se Naço, kishte qenë pas mesditës në zyrën e  kryeministrit Edi Rama për ti dorëzuar letrën e dorëheqjes, në të cilën argumenton:“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.Duke shpresuar që  në çdo rast  ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.Bashkë me zotin.Naço, ka qenë edhe kreu i tij, Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.Rreth orës 13:00, Ilir Meta kishte pritur në zyrën e tij në Kuvend, zëvendës/Ambasadorin amerikan.Në orën 15:07 minuta,  Ilir Meta, u rikthye në zyrën e kryeministrit Edi Rama, së bashku me kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, për të qëndruar aty rreth 15 minuta dhe iu drejua më pas hotel “Rogner”.Takimit, iu bashkua shpejt edhe zëdhënësi i LSI-së për reformën në drejtësi, Ylli Manjani.Ky i fundit, nuk qëndroi deri ne fund të bisedës, por u rikthye në zyrën e kryeministrit Edi Rama.Në të njëjtën kohë, Ilir Meta la hotel “Rogner”dhe me qetësi, vlerësoi aktin e dorëhejes së Ministrit të tij.Meta foli për një nivel të ri të bashkëpunimit të koalicionit për realizmin e reformave, me dorëhqjen e Naços.Ilir Meta : “Më duhet të vlerësoj aktin e dorëheqjes së Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço si një akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, si një akt qytetar i cili ka dhënë kontributin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe  në të mirë të qeverisjes dhe reformave , por njëkohësisht me këtë akt ai ka gjykuar se jep një kontribut për të ndihmuar në realizimin e një bashkëpunimi të kërkuar prej kohësh dhe më të gjërë dhe të një niveli të ri për të çuar përpara të gjitha reformat dhe sidomos  reformën në fushën drejtësi.”Meta tha se emrin e pasardhësit ia kishte lënë në dorë, Edi Ramës.Ilir Meta : “Emri i ri që do të propozojë kryeministri do të jetë një emër që do të çojë në një bashkëpunim më të gjërë dhe më të ri.”Vetëm disa minuta pas kësaj deklarate Ylli Manjani la godinën e  Kryeministrisë dhe tha se si politikan do të ishte i gatshëm të merrte detyrën e Ministrit.Tre orë pas kësaj deklarate, Kryeministria njoftoi se Zoti. Manjani kishte marrë besimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës për të qenë ai pasuesi i Nasip Naços, një zëvendësim që Ora News e kishte njofutuar fill pas takimit që Manjani kishte pasur në Kryeminsitri.Ndërkohë, në njoftimin zyrtar Kryeministria tha se Edi Rama kishte pranuar dorëheqjen e zotit.Nasip Naço, duke e falenderuar atë për kontributin e dhënë në ekipin qeverisës.“Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit” thuhet në njoftim.Kryeministri e ka falenderuar Ylli Manjanin për gatishmërinë për të kryer me përgjegjshmëri dhe efikasitet detyrën e lartë dhe ka firmosur propozimin për Presidentin e Republikës që të dekretojë emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë.Por a do të kete emra të tjerë të rinj veç Ylli Manjanit në kabinetin qeveritar? A përfundon këtu riformatimi i ekzekutivit, apo do të ketë zhvillime të tjera në orët e ardhshme?Ja çfare ka ndodhur ore pas ore19:26 Naço: Reforma në drejtësi kërkon nivel më të lartë të bashkëpunimi mes aktorëveZbardhet letra e dorëheqjes së Nasip Naços si Ministër Drejtësie. Ai e argumenton dorëheqjen e tij me nevojën për një nivel më të lartë të bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të të gjithë aktorëve lidhur me reformën në drejtësi.“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.Duke shpresuar që  në çdo rast  ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.19:10 Basha: Pa ikur Rama, ndryshimet me Naço e Paço rrahje uji në havanOra 17:35 Rama i propozon Nishanit dekretimin e Manjanit si Ministër DrejtësieOra 16:05  Ora News: Manjani Ministri i ri i DrejtësisëBurime nga Ora News bëjnë me dije se në vend të Naços, Ministër Drejtësie do të dekretohet Ylli Manjani.Në një prononcim për mediat Manjani u shpreh se “çdo kush që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm”.Ndërkohë ai konfirmoi se nuk ndryshon formula mes ndarjes që qeverisjes me PS, duke deklaruar se LSI do të mbajë Ministrinë e Drejtësisë.Ora 16:00 Meta: Akt i përgjegjshëm dhe qytetar i Nasip NaçosKryetari i LSI-së Ilir Meta e quajti akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm dorëheqjen e Nasip Naço.“Më duhet të vlerësoj aktin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë si një akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, qytetar. Ka dhënë kontributin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe. Me këtë akt ka gjykuar se jep një kontribut për të ndihmuar në realizimin e një bashkëpunimi të kërkuar prej kohësh dhe më gjerë dhe në një nivel të ri të reformës në drejtësi”Ora 15: 50 Zv/ambasadori amerikan ne kryesine e KuvenditNdërkohë që mes kryesisë së kuvendit dhe kryeministrisë kishte zhvillime, gjatë kësaj kohe makina e zv/ ambasadorit amerikan është parë e parkuar para kryesisë së Kuvendit.[caption id="attachment_613943" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e zv/ ambasadorit amerikan ne Kryesine e Kuvendit Ne foto: Makina e zv/ ambasadorit amerikan ne Kryesine e Kuvendit[/caption]Ora 15: 40- Pas takimit në kryeministri, mësohet se kryeparmentari Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani kanë shkuar në hotel "Rogner".Ora 15: 14 Naço shkoi rreth mesditës në kryeministri Gazetarja e Ora News, Klementina Cenkollari informon se automjeti i zotit Naço është parë sot rreth orës 12: 30 e parkuar para kryeministrisë. Ndërkohë konfirmimi për dorëheqjen e tij  u bë rreth orës 14:00Ora 15:09 Meta e Vasili në kryeministriKryetari i LSI-së, Ilir Meta ndodhet në Kryeministri së  bashku me kreun e grupit parlamentar  Petrit Vasili[caption id="attachment_613846" align="alignnone" width="640"]nasip naco Ne foto: Makina e kryetarit të Kuvendit para kryeministrise[/caption]Ora 15:00 Ish kryeministri Sali Berisha e quan shkërmoqje e aleancës së qelbësirave"Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se "aleances se qelbesirave". Ai nuk mund të pajtohej me Edi Ramën dhe përjashtimin e ministrisë së Drejtësisë nga reforma e sistemit të Drejtësisë dhe zëvendësimin e tij dhe ministrisë që ai drejtonte, nga Fatmir Xhafaj, përfaqesuesi i klaneve të drogës dhe krimit dhe suita e tij, që ka hartuar, në përputhje me urdhrat e Ramës, projektin e asgjesimit të pushtetit gjyqesor dhe zëvendësimit të tij me vullnetin e Edi Rames! sb" shkruan Berisha në facebook
 
Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te "aleances se qelbesirave"!Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si...Posted by Sali Berisha on Monday, November 9, 2015
 Ora 14:30 Jep dorëheqjen Nasip NaçoJep dorëheqjen ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Lajmi u mësua rreth orës 14:00, pas një takimi që Naço kishte pasur me kryeministrin Rama, ku ka qenë i pranishëm dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Zyra e Kryeministrisë konfirmon dorëheqjen.Mësohet se ministri Naço ka paraqitur edhe një letër dorëheqje ku informonte se po largohej për arsye personale.Nasip Naço lë postin e ministrit të Drejtësisë në një kohë kur po debatohet edhe për reformën në drejtësi.Naço vinte nga radhët e LSI dhe mbante këtë post që prej dy vjetësh kur Aleanca për Shqipërine Europiane fitoi zgjedhjet e qershorit te 2013.

Letra e z. Nasip Naço Drejtuar Kryeministrit