Ndotja në bregdetin e Durrësit në nivele të larta, situata alarmante
“Situata alarmante dhe shifrat e ndotjes janë shumë të larta”. Ky është rezultati i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për ndotjen në bregdetin e Durrësit.Drejtori i AKM, Beqiri i ka bërë apel qytetarëve që të mos kenë asnjë kontakt me ujin në zonat e proekura nga ndotja pasi përbën një rrezik për shëndetin.“Nga vlerat gjykojmë se ndotja me hidrokarbure është shumë e lartë, cka për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, gjendja është alarmante. Për këtë arsye ndalohet kategorikisht kontakti me ujin apo larja në det e qytetarëve, deri në momentin e rehabilitimit të plotë mjedisor të zonës së prekur në plazhin e Durrësit në një gjatësi prej rreth 2.5 km”, thekson Drejtori i Përgjithshëm i AKM, Julian Beqiri.Analizat e kryera pranë Laboratorit të AKM vleresojnë se, mostrat e marra në 2 pika të ndryshme në vijën e ndotur bregdetare Durrës, rezultuan shumë të ndotura."Produktet e naftes të cilat rezultojnë present në mostra janë tej normave të lejuara, duke konsideruar faktin se në ujërat banjatore nuk duhet të ketë prezencë të produkteve të naftës.Nevoja kimike për oksigjen dhe Nevoja biokimike për oksigjen rezultojne në vlera shumë të larta të cilat reflektojnë një ndotje shumë të lartë, të pasqyruara në 2 tabelat si më poshtë", thuhet në njoftimin e AKM për rezultatet e analizave.Po ashtu AKM njofton se "do të kryejë analiza të përsëritura dhe do të njoftojë qytetarët në kohë kur zona të konsiderohet jo e rrezikshme. Deri në këtë njoftim ritheksojmë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të evitojnë cdo kontakt të mundshëm me zonën e prekur nga ndotja"