Biznesi kërkon të rishikohet taksa mbi dividentin: Eshtë çmenduri
Biznesi kërkon të rishikohet taksa mbi dividentin dhe taksa mbi të ardhurat.“Është taksa më e çmendur” e quajti Donika Mici, zv/presidentja e Biznes Albanias, duke përfaqësuar imazhin e fasonit në takimin që u zhvillua paraditen e sotme në kryeministri me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe shoqatat e biznesit në kuadër të luftës kundër informalitetit. Gjithashtu kërkoi dhe rishikimin e taksës mbi të ardhuratNë replikë ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj mbështeti taksimin mbi të ardhurat personale si një taksë e drejtë.Donika Mici: “Taksa mbi dividentin është taska më e çmendur që mund të ekzistojë 15 %. Duhet riparë dhe ulur të funksiojnë në të kundërt shteti bën ligjin biznesi Maliqin. Të mos ecim më me këtë sistem. Taksa e dytë që vret drejtësëpërsëdrejti konsumin është taksa mbi të ardhurat"Taksa tek rroga 1 milionë lekë të vjetra vret jashtëzakonisht shumë. Nëse taksa e dividentit do të ishte shumë e ulët sa është të gjithë ne me dëshirë jo me të fshehura do të kemi dëshirë ta paguajmë e ta deklarojmë në të ardhmenArben Ahmetaj: Tatimi mbi të ardhurat personale është ulur. Në pagën mujore 1. 4 milionë lekë të vjetra është barazuar 10 %. Është taksuar pjesa që paguhet më shumë dhe që është 3 % e të gjithë të punësuarve. Pra 97 % e të punësuarve kanë përfituar ulje të drejtëpërdrejtë takes dhe kanë shkuar në konsum 40 milionë dollarë. Pjesa kush fiton më shumë do paguajë më shumë e kemi pjesë të programit dhe e kemi pasur flamur të programit dhe na ka funksionuar.Donika Mici: Unë mendoj që joArben Ahmetaj: Janë 167 mijë të punësuar të rinj në bordero dhe pjesa që merr një pagë mbi 1.5 milionë është rritur me 2. 100 deklarues të rinjDonika Mici: Kjo vjen si funksion i rregullimit të informalietit dhe jo se janë të rinj Arben Ahmetaj: Për ne janë të rinj, dhe bie logjika që ka thënë opozita e sotme se do të fshehin deklarimet. S' Është zgjeruar baza.Sa i takon dividentit besoj se eshtë I vlefshëm si propozim dhe ia vlen të diskuohet./Oranews.tv/