Udhëzimi i ri: Audit ndërkombëtar për bizneset e mëdha, shmanget kontrolli tatimor
Bizneset mund t’u shpëtojnë kontrolleve tatimore nëse i çertifikojnë bilancet e tyre nga kompani ndërkombëtare të auditimit, që do të përzgjidhen nga Ministria e Financave.Është kjo skema e re që do të zbatojë qeveria dhe që u bë publike gjatë një takimi të Kryeministrit me shoqatat e biznesit,ku u diskutua për informalitetin.Rama: Të gjitha kompanitë që do të çertifikohen fiskalisht nga kompanitë ndërkombëtare që janë praktikisht në një listë në bazë të një udhëzimi të Ministrisë së Financave, do të rreshtohen tek kompanitë me pak rrezik. Dhe duke hyrë tek kompanitë me më me pak rrisk, ose pa rrisk do ketë një trajtim terësisht tjetër nga ana e administratës tatimore.Klasifikimi me risk të ulët do të thotë që kompanitë të rimbursohen me shpejt për TVSH-në megjithëse edhe për këtë proçes qeveria parashikon ndërhyrje për lehtësi.Rama: Sot ka një instancë të rimbursimit të TVSH-së, ku çdo kërkesë bëhet online në sistem.Ku me sistemin e ri të analizës së riskut rimbursohesh automatikisht dhe pa kontroll fare, nëse rezulton se je subjekt pa risk.Duke deklaruar se nisma ani-informalitet ka dhënë rezultat në drejtim të formalizimit të ekonomisë, Rama bëri të ditur se Ministria e Financave do të zhvillojë gjatë ditëve të ardhshme lotarinë e kuponit tatimor.Rama: Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të çelë një llotari promocionale të Vitit të Ri për kuponin ku do të ketë disa kategori fituesish mes qytetarëve që mbledhin më shumë kupona.Sipas të dhënave të bëra publike nga Kreu i Qeverisë, këtë vit janë dhënë 37 milion kuponë tatimorë më shumë se një vit më parë.