Australi, trazira në një qendër azilkërkuesish
Opozita australiane i ka kërkuar qeverisë të bëjë të ditur shkallën e shkatërrimit në një qendër paraburgimi emigrantësh pas trazirave të shkatuara si pasojë e vdekjes së një azilkërkuesi. Sipas mediave vendase, bordurat e qendrës në Christmas Island u shëmben dhe ndërtesa u përfshi nga zjarri. Kjo detyroi rojet e sigurisë të largohen duke lejuar në këtë mënyrë që kaosi të përfshijë të burgosurit.Christmas Island në një farë mënyre ndan të burgosurit që kërkojnë azil politik , shumica prej të cilëve të ardhur nga vendet në konflikte të armatosura në Lindjen e Meme dhe Azi, nga ta huajt të cilët përballen me dëbim nga vendi për shkak të krimeve të ndryshme.Sipas minsitrit Australian të Emigracionit Peter Dutton, trazirat nisën rreth orës 11 të dielën, pas vdekjes së një të burgosuri që ishte arratisur të shtunën. Trupi i azilkërkuesit, kurd nga Irani, u gjet nga ekipet e kërkimit në disa shkëmbinj, larg nga qendra e të bugosurve.Sarah Hanson-Young, e partisë së Gjelbër opozitare tha se situata në qendër është e tensionuar, duke i kërkuar qeverisë transparencë për dëmin e shkaktuar por edhe të marë masa që situata të përmirësohet. Shumë të burgosur në Christmas Island janë nga Zelanda e Re në pritje të apelit pas dënimit për krime të ndryshme. Kryeministri i Zelandës së Re John Key u bëri thirrje qytetarëve të tij të distancohen nga dhuna dhe akte të tilla të cilat mund të dëmotojnë edhe më tej pozitën e tyre ligjore.