Shkon në 45 numri i viktimave të zjarrit, presidenti rumun takon demonstruesit

Protestat vijuan në Rumani në ditën e tyre të gjashtë, pasi numri i viktimave si pasojë e zjarrit në një klub nate shkoi në 45. Nëntë ditë pas ngjarjes, katër persona vdiqën në spital si pasojë e djegieve dhe asfiksisë.Mjekët thanë se plaget ishin të shkallës së lartë dhe organet e tyre ishin dëmtuar shumë si pasojë e tymit. Ngjarja e rëndë shkaktoi protesta të shumta, të cilat çuan në dorëheqjen e kryeministrit Viktor Ponta. Numri i protestuesve u reduktua gjatë fundjavës, teksa presidenti i vendit Klaus Iohannis zbriti në shesh ku u takua me demonstruesit e pakënaqur nga politika vendase.Ai qëndroi rreth 20 minuta në turmën, ku një pjesë e saj  e shoqëroi me fërshëllima dhe pjesa tjetër i kërkoi pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe të korruptuarit. Presidenti nuk u prononcua për mediat teksa me herët ai tha se do të rinisë konsultimet me partitë politike dhe liderët e shoqërisë civile për emerimin e kryeministrit të ri.Por asgjë nuk largon qytetarët nga sheshet dhe rrugët, të cilët kërkojnë rënien e qeverisë."Do të doja që  1500 - 2000 të rinj të vijnë këtu cdo mbrëmbje , cdo javë, deri në momentin kur klasa politike  të na dëgjojë. Unë do të bëj gjithçka mundem për të ndryshuar të ardhmen e këtij vendi," thotë  Radu, protestues."Pas katër vjetësh që jetova në Paris vendosa të kthehem në vendin tim. Kjo nuk është Rumania që lashë unë dhe jam këtu për ndryshim, gjithçka ka nevojë për ndryshim, thotë Andreja duke mbajtur një pankartë "Rumani të dua".Aktualisht 100 persona ndodhen në spital si pasojë e zjarrit në një koncert rroku, ku 40 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.