Pala greke kthen 100 persona brenda 24 orësh, ishin pa garanci pasurore

Në doganën e Kakavijës, kanë nisur kthimet në kufi nga pala greke, ku sipas të dhënave jozyrtare të pikës kufitare rezulton se në 24 orë janë kthyer rreth 100 persona.Sipas qytetarëve që nuk janë lejuar të kalojnë, doganierët grekë u kanë kërkuar të kenë mbi 3 mijë euro me vete."Doja të merrja djalin me vete. Solla garancinë por nuk e pranoi i vunë kryqin" thotë një qytetar."Dogana greke më kërkoi 5 mijë euro garanci" thotë një tjetërAta kërkojnë ndërhyrje nga shteti, për të eliminuar pengesat që i cilësojnë të padrejta, ndërsa thonë  së kanë me vite që jetojnë e punojnë me dokumentacion të rregullt në Greqi.Jashtë kamerave, shefi i stacionit kufitar të Kakavijës, Edmond Braho ka sqaruar se gjithmonë në këtë periudhë ka pasur kthime nga pala greke, pasi shumë qytetarë shkojnë në Greqi si punëtorë sezonalë, për vjeljen e ullirit.kakavije/Oranews.tv/