Tentuan të djegin lokalin e basteve, vdes edhe shqiptari i dytë

Aramit Ismajlukaj, 29 vjeç, nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes në spital për shkak të plagëve të rënda që iu shkaktuan gjatë tentativës për t’i vënë flakën pikës së basteve në Liguria të Italisë.Ndryshe nga 19-vjeçari Albert Jakupaj, të cilit i plasi kanaçja me benzinë në dorë dhe vdiq menjëherë, Ismajlukaj qëndroi në spital i plagosur rëndë që nga nata e 2 nëntorit kur ndodhi ngjarja.Italiania “La Stampa” shkruan se sasia e madhe e benzinës e përdorur për të djegur qendrën e basteve, ishte për zonën si një bombë kimike.Ndërsa bashkëpunëtori i tretë, që ka luajtur rolin e rojes në misionin e tre shqipëtarëve, Mretjev Ismajlukaj, 19 vjeçm, ndodhet për momentin në burg. Ngjarja ndodhi më 2 nëntor Rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme (2 nëntor) Albert Jakupaj, Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj, tentuan të digjnin një pikë bastesh në sheshin Calvi në qytezën Liguria, Itali.Në tentativë e sipër, një nga kanaçet me benzinë që do përdoreshin për t’i vënë flakën lokalit, i shpërhteu Albert Jakupajt në dorë, duke e lënë atë të vdekur në vend. Ndërkohë u plagos shumë rëndë bashkëkombasi tjetër i tij Aramit Ismajlukaj. Mretjev Ismajlukaj, që sipas autoriteteve italiane kishte rolin e rojes në këtë mision shpëtoi pa lëndime, por tani po merret në pyetje nga policia.Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet afër 40 metra larg”.[caption id="attachment_609867" align="alignnone" width="640"]attentato-via-del-collegio Ne foto: Albert Jakupaj, 19, (majtas lart), Mretjev Ismajluka, 19, (majtas poshte), Aramit Ismajlukaj, 29, (djathtas poshte)[/caption]itali17 itali16 itali15 itali14 itali13 itali12 itali11 itali10 itali9 itali8 itali7 itali6 itali5 itali4 itali3 itali2 itali1