Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti shkurton distancën Tiranë-Korçë
Ata që udhëtojnë nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas u duhet mesatarisht 3 orë e 30 minuta kohë. Kjo distancë do të reduktohet me gati 1 orë me ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Punimet kanë përfunduar për 2.9 km , që autoriteti rrugor e llogat në masën 7-8% të punimeve ndërsa kompania e kontraktuar vijon ndërhyjet për 3 lotet e saj. Rruga ka një gjatësi 40.3 km dhe është financim i qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike, financimi total për këtë segement të rendësishëm infrastukturorë është 152 milionë dollarë.Dashamir Xhika: Është një nga projektet më të rëndësishme që ka Autoriteti Rrugor Shqiptar është pjesë e korridorit të 8 që lidh Tiranën, Elbasanin dhe Korcën, por edhe të gjithë pjesën tjetër Serbi, Greqi, Bullgari.Drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar Dashamir Xhika tha se në segmentin Qukës-Qafë Plloçë do të ndërtohet dhe një tunel.Dashamir Xhika: Projekti në vetëvetë përmban shumë viadukte, por edhe një tunel prej 400 metrash. Por, deri tani rritmet e punës janë të kënaqshme.Sipas ekspertëve të Autoritetit Rrugor ndërhyjet në këtë segement janë të vështira për shkak të terrenit malor. Rruga nuk do të do ketë vetëm imapkt infrastrukturor por dhe sociale dhe ekonomik.Dashamir Xhika: Do të punësohen 300-400 punëtorë, kështu që do të përfitojë edhe zona përreth përgjatë zbatimit të këtij imapkti. Ka edhe imapkt mjedisor, shmang atë trafik makinash që mund të kalojnë nga qyteti turistik i Pogradecit.Punimet sipas projektit do të zgjasin 3 vite, por me këto ritme, ARRSH thotë se do të rruga do të përfundojë më parë se afati i parashikuar.RRUGA QUKËS-QAFË PLLOCËGjatësia – 40.3 kmKostoja – 152 mln dollarëInvestimi – Qeveria Shiptare dhe Banka IslamikePunimet janë realizuar në masën 7-8%/Oranews.tv/