Vjollca e PS-së, ngjyra e skuadrës së preferuar të Alastair Campbell

Fushata e zgjedhjeve të 2013 u shoqërua me një imazh të ri viziv të Partisë Socialiste.Flamujt selia, dhe çdo simbol i cili përfaqësonte Partinë Socialiste nga rozë u bë vjollcë.Alastair Campbell, këshilltar i kryeministrit Edi Rama në këto zgjedhje por dhe ish kryeministrit Tony Blair në librin e sjellë në shqip “Fitimtarët” zbulon se ngjyra ‘‘vjollcë” ose “pink” ishte ngjyra e skuadrës së tij të zemrës, Burnely.Campbell pranon se ia kishte propozuar Ramës dhe ky nuk pati kundërshtimJa çfarë shkruan ai“….Njësoj si me Tony-n, në fillim i thashë jo propozomit tij, sepse ndërkohë isha i zënë me shum gjëra të tjera. Përveç ksaj, edhe pse e njihja dhe e simpatizoja Shqipërinë qysh prej kohës së konfliktit në Kosovë, kaq nuk mjaftonte për të më ndjellë siç më kishte ndjellë përpjekja për ndryshim e qeverisjes në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, po ashtu si në rastin e Tony-t, zelli dhe etja e tij për fitore, vizioni pozitiv që ai kishte jo vetëm për vendin e vet, por për të gjithë rajonin e Ballkanit, e në fund dukja mjaft e këndshme e tij dhe e këshilltarëve të tij më lëkundën.Ndikoi këtu edhe dashuria që kishte për sportin, e cila ishte po aq e madhe sa e imja. Madje ai dinte diçka edhe për Burnley-n dhe nuk pati kundërshtime kur i propozuam ta ndryshonte ngjyrën zyrtare të partisë së tij nga e trëndafiltë në vjollcë, ngjyra e skuadrës time të zemrës.Rama është një admirues i madh i Tonyt i cili në Shqipëri ishte kthyer në njëfarë heroi për shkak të rolit të rëndësishëm të luajtur për Kosovën por dhe ngase, siç thotë vetë Rama: Neë Labour dhe Rruga e Tretë e Tony-t kanë qenë model për ne. Së bashku punuam për një imazh të ri të partisë nën flamurin e Rilindjes e po ashtu edhe për një politikë e strategji komunikimi të ngjashme veçanërisht me atë të fushatës “New Labour”, ”New Britain” të vitit 1997 e 2001"Në librin “Fitimtarët” promovuar javënb e kaluar në Shqipëri, Campbell mes shumë figurave të rëndësishme botëtore të politikës dhe jo vetëm, rendit dhe Edi Rqmën. Ai ndërton profilin e kryeministrit shqiptar, duke u nisur nga rrëfimi i vetë Ramës, në pozitat e një ish- sportisti. Fitorja, hurja në Parlament, aleancat dhe krijimi i qeverisë.Pjesa u mor nga gazeta “Panorama”Burnley-FC-BackgroundBurnley-FC-Background-6 (1)/sg.Oranews.tv/