Helikopteri malazez shuan zjarrin në Vermosh, dëme të konsiderueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2015, 17:20
Është shuar pas 3 ditësh aktive, vatra e zjarrit në zonën e Vermoshit në rrethin e Malësisë së Madhe.Ka qenë nderhyrja nga ajri përmes helikopterit të ardhur nga Mali i Zi që ka shuar vatrën në zonën e Tamarës, ndërsa më herët vatra aktive në Selcë u shua nga ndërhyrja e shërbimit zjarrikës të Shkodrës me anë të 2 mjeteve dhe 50 forcave të ushtrisë.Dëmet e shkaktuara kanë qenë të konsiderueshme në kurorën e gjelbërt, ndërsa dyshohet që zjarri ka qenë i qëllimshëm.Ndër vite kjo ka qenë pjesa e vetme e paprekur nga prerjet e paligjshme të pyjeve nga mungesa e rrugës.Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht për hapjen e rrugës. Policia ka nisur hetimet mbi këtë rast.
