Zgjedhjet në Kroaci, konservatorët shpallin fitoren me 60 vende në Parlament

Konservatorët e opozitës kroate kanë shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare, por përballen me sfidën e formimit të qeverisë. Sipas reuzultateve të pjesshme, partia HDZ ka fituat 60 mandate, më shumë se aleanca qeverisëse e udhëhequr nga socialdemokratët e cila ka marrë 50 mandate.Pritet që konservatorët të nisin negociatat për formimin e qeverisë, në një vend ku kriza e klandestinëve është kthyer në çështjen themelore. Mbi 320 mijë refugjatë kanë kaluar nëpërmjet Kroacisë gjatë këtij viti në rrugën e tyre për të arritur perëndimin e Europës.Kreu i  HDZ, Tomislav Karamarko në një fjalim para mbështetësve tha se fitorja tashmë i ka dhënë partisë së tij edhe përgjegjësinë për të drejtuar vendin në një moment të vështirë. Por fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve duke se është aleanca e kandidatëve të pavarur, e njohur më së shumti si ura,  e cila është renditur forcë e tretë në zgjedhje dhe që pritet të kërkojë rreth 19 vende.Gjithsesi para mbajtjes së zgjedhjeve të dyja aleancat kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e koalicioneve dhe diferencat mes tyre qëndrojnë edhe në qasjen e krizës së klandestinëve gjithashtu. Kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe Social Demokratët i qëndrua në një farë mënyre rregullave të Bashkimit Europian, kurse Karamarko sugjeron përdorimin e trupave dhe gardheve për të zvogëluar numrin e emigrantëve.Përpos krizës së klandestinëve, qeveria e ardhshme përballet edhe me një ekonomi të dobët, me një papunësi që shkon deri në 15.4 përqind, ndër më të lartat në Bashkimin Europian, pas Greqisë dhe Spanjës./Oranews.tv/