Beqiraj: Kasat s'janë monopol, po diskutojmë për uljen e kostos së shërbimit
Numri dy i Financave, Irena Beqiraj, ripërsërit se kasat fiskale nuk janë monopol dhe se po bëhen tratativa me 5 kompanitë që i tregtojnë për caktimin e një çmimi standard 280 euro.Zv/Ministrja Beqiraj tha se po diskutohet dhe ulja e kostos për shërbimet e mirëmbajtjes së kasave fiskale.Irena Beqiraj: Ajo që jemi munduar të bëjmë me kasat të ulemi me kompanitë që janë sot në treg që janë 5, të diskutojmë me to për cmimin dhe ofrimin e një kase standard që vete ne nivelin e 280-290 euro. Jemi ulur me ta dhe kemi kërkuar që të ulin kostot e mirëmbajtjes dhe kostot e aksesorëve nëse kasa prishet dhe sëvendësohet.Zv/Mministrja e Financave, Irena Beqiraj, u takua në Korçë me kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo, të cilit i kërkoi përfshirjen e komunitetit në luftën ndaj informalitetit të biznesit.Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajolane e Tatimeve, informaliteti te biznesi i vogël në Korçë është në nivelin 40%./Oranews.tv/