Nis supergjyqi i mafias kapitale në Romë, skema mashtrimi dhe përfitime

46 të pandehur, 60 avokatë, 130 seanca gjyqësore deri në korrik, mijëra biseda të përgjuara telefonike dhe qindra dokumente të depozituara.Janë këto shifrat e proçesit gjigand gjyqësor për mafian kapitale që ka nisur të enjten në Romë. Vetë Bashkia e kryeqytetit italian është radhitur si pjesë civile në proçes, teksa mbi 70 media janë akredituar për të ndjekur seancat e kryesuara nga Rosanna Ianniello.Në qendër të skandalit qëndron Massimo Carminati, anëtar i bandës famëkeqe Magliana Gang dhe ndihmës i Salvatore Buzzi, vrasës tashmë i dënuar .Sipas policisë italiane Carminati dhe Buzzi ishin infliltruar në Bashkinë e Romës dhe kishin marrë në duart e tyre të gjitha kontratat puplike prej miliarda eurosh.Gjithashtu autoritetet italiane kanë publikuar një mori përgjimesh, në të cilat të pandehurit flasin për skema të ndryshme mashtrimi dhe përfitime.“Ja ke idenë sa shumë mund të përfitohet me emigrantët, trafiku i drogës sjell më pak para”, thotë Buzzi në një nga telefonatat e përgjuara.Por si Buzzi edhe Carminati kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat. Të dy mbahen në burgje të sigurisë së lartë dhe do të lejohen të ndjekin seancat nëpërmjet videove."Nuk flitet për trajtim preferencial, ajo që ne duam është e vërteta dhe e vërteta është se nuk ka asnjë lidhje me mafian kriminale”, thotë avokati që përfaqëson Buzzin në gjykim.Njëkohësisht edhe avokati i Carminatit, Bruno Naso tha se gjithça është e mirëorkestruar.Policia italaine thotë se grupi ishte organizuar si familje në tërësi dhe se nuk ka lidhje me mafian tradicionale të jugut të Italisë.Mes të pandehurve janë edhe Luca Gramazio, ish-kreu i partisë së Silvio Berluskonit “Forza Italia” në këshillin e qarkut dhe Mirko Coratti, ish-kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë të kryeministrit Matteo Renzi në këshillin e qytetit të Romës.