Meksika hap dyert për legalizimin e marijuanës për përdorim mjekësor

Gjykata e Lartë e Meksikës i dha diritën jeshile përdorimit të marijuanës për arsye shëndetësore ose thënë ndryshe përdorim mjekësor.Ky hap është parë si shumë i guximshëm dhe me shumë gjasa do të çojë në legalizimin e plotë të saj në një vend me histori të përgjakshme si pasojë e karteleve të drogës.Përkrahësit e liberalizimit të drogës argumentojnë se kriminalizimi i marijuanës ka ngritur vlerën e saj në rrugë dhe ka tendosur në mënyrë të panevojshme sistemin penal, duke mbushur burgjet me njerëz që janë kapur me sasi të vogla droge.Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, i cili deri tani ka qenë skeptik në lidhje me liberalizimin e ligjeve të drogës, tha se qeveria respekton vendimin e gjykatës së lartë, duke shtuar se gjithashtu ky vendim hap një debat të gjerë për të diskutuar një rregullore përfundimtare për çështjen e konsumit të marijuanës.Marijuana, kokaina, heroina dhe lloje të tjera drogë kanë qenë një burim i madh të ardhurash për të gjithë trafikantët dhe kartelet e tyre të drogës në Meksikë dhe sipas autoriteteve ata gjenerojnë miliarda dollarë në vit.Krimi, kaosi dhe dhuna e shkaktuar nga droga kanë detyruar Meksikën të adoptojë një politikë më liberale për drogërat e lehta, duke marrë shembullin e Uruguajit apo edhe të disa vendeve amerikane që kanë legalizuar marijuanën.