Mosrealizimin e të ardhurave nga Doganat, Fagu heq çdo përgjegjësi nga institucioni

Mos realizimi i planit të ardhurave me rreth 3.5 miliardë lekë nga doganat për muajin shtator është ndikuar nga faktorë të jashtëm. Drejtorja e doganave Pranvera Fagu hoqi përgjegjësinë nga insitucioni qw drejton kur tha se rënia e çmimeve të mineraleve dhe naftës në bursë shkaktoi mosrealizimin.Pranvera Fagu:Janë faktorë që tashmë dihen publikisht që nga çmimet e rënies së bursës siç është çmimi naftës dhe I rentes së naftës. Në raport me muajin që shkoi ky muaj është më i lartë. 13.1 miliardë janë të ardhura nga doganat.Drejtorja e Doganave bëri me dije se aktualisht janë nën hetim disa kompani për kontrabandë me duhanin ndërkohë që njoftoi se po hartohet një ligj i ri për prodhuesit.Pranvera Fagu"Informacionet tona nuk ka krim të organizuar të kontrabandës. Sa I takon hetimit kemi detyrë funksionale të vijojmë të hetojmë”Ndërkohë kreu i kompanisë Crown Agents që auditon punën në dogana u shpreh se mbledhja e të ardhurave nuk lidhet vetëm me ndëshkimet.David Smith: “Mbledhja e të ardhura nuk ka të bëj vetëm me ndëshkimet.Synimi i doganave është të mbledhë sa më shumë të ardhurave por këtu vëmendja është përqëndruar vetëm tek asioni që në të vërtet është vetëm një pjesë e vogël e punës sonë të përdithsme.Nëse po punoni me mallra false atëherë bëni kujdes se po rrezikoni biznesin tuaj”Treguesit e Ministrisë së  Financave tregojnë se mosrealizimi i të ardhurave nga doganat dhe tatimet  për nëntëmujorin arriti ne 6.9 miliardë, lekë ose gati 58 milionë dollarë më pak se plani i rishikuar./Oranews.tv/