Iu drejtua deputetes PD Albina Deda me "kafshë", Beqaj kërkon ndjesë

Një debat mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë për rastin e fëmijës Kristi Maze i cili vuan një problem në mëlçi është acaruar duke çuar deri në përdorimin e ofendimeve personale.Deputetja e PD-së Albina Deda i kërkoi të ndihmohet djaloshin 10 vjeçar me lëvrin e fondit për të ndihmuar në transplantin e mëlçisë, por Beqaj tha se djali ishte në listën e pritjes por se rasti nuk zgjidhet me transplant të pjesshëm dhe kërkoi nga PD të mos bëjë politikë me fatkeqësinë e një familjeje.Në një moment ndërsa Deda po fliste nga karrigia e saj, ministri Beqaj ndërhyn dhe jashtë mikrofonit përdor etiketimin "kafshë" .Kjo bëri që deputetja të kërkojë ndërprerjen e seancës dhe t'i kërkojë kuvendit mbledhjen e Byros% për të marrë masa ndaj ministrit ose të kërkojë falje publike"Nuk ka seancë pa ardhur ministri me më kërku falje. Byroja e kuvendit të mblidhet të marrë masë. Fjala kafshë në sallën e parlamentin nuk është e duhur" tha Deda.Në mbështetje të saj janë ngritur dhe deputetët e tjerë të opozitës.Nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho urdhëroi ndërprerjen e seancës duke shtuar se kërkesën e PD-së do e përcillte tek Byroja  e Kuvendit.PD kërkon përjashtimin nga Kuvendi të Beqajt, Maxhoranca e rrezon ne ByroNë orën 12: 23 është mbledhur byroja e kuvendit dhe  pritet të marrë një vendim lidhur me masën disiplinore që kërkon opozita. PD kërkoi përjashtimin me një javë nga Kuvendi të ministrit Beqaj.Por shumica në Byronë e Kuvendit rrëzoi kërkesën e PD-së. Maxhoranca pretendoi se Beqaj është ministër dhe nuk është deputet dhe Byroja nuk ka bazë ligjore për përjashtimin e një ministri.Beqaj kerkon falje Në orën 13: 12 minuta rinisi seanca. Kreu i grupit të PD-së Edi Paloka nga foltorja kërkoi që ministri të kërkojë ndjesë publike, ndryshe seanca nuk do të vijonte më tutje.Beqaj e bën: Kërkoj ndjesë Albina Dedës për fjalën e pahijshme. Sigurisht që janë fjalë që nuk duhen përdorur në Parlanment. Por dhe unë njeri I gjallë në vazhdën e fyerjeve të përsëritura e tejkalova"Ja debati i plotë mes Beqaj dhe opozitësBeqaj: Më vjen keq që mjekë të grupit tuaj parlamentar, me vetëdije bëhen pjesë e kësaj loje. Një mjek është në gjendje ta kuptoj që ai rast nuk zgjidhet me transpalent të pjesshëm, zgjidhet me transplant të plotë dhe duhet marrë ai organ nga një listë pritje e bankave të organeve.Deda: Dua ti them Ministrit  se këtu është shtëpia e gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të bësh cinizma as propagandë. Ju nuk jeni mjek dhe nuk kuptoni rastin. Nuk jeni njeri human, nuk njiheni për këtë.Nuk jeni ndonjë njeri që keni mëshirë, jeni njerëz të pamëshirshëm, jeni fokusuar të vjedhjet, hajdutëria.Duhet të veproni menjëherë për rastin, ka mundësi për transplant parciar dhe lëvroni fondet që Kristit t’ia dhurojë i ati lobin, sepse është donator dhe është i përshtatshëm për donator.Beqaj: "Je doktoreshë vetë, nuk bëhet me transplant të pjesshëm, kafshë"Deda: "Është i përshtatshëm, ju ua keni mbyllur derën qytetarëve shqiptarë dhe me këtë fjalor. Ministri i Shëndetësisë në vazhdën e fyerjeve të Kryeministrit i cili e quan opozitën dele, ky nuk mund ti quajë opozitarët kafshë sepse ne jemi këtu zëri i qytetarëve, jemi njerëz të nderuar, vimë nga familje të nderuara.Përfaqësojmë zona të nderuara. Zoti. Ministër ju jeni njeriu i vetëm që nuk duhet të flisni për hajdutërinë, për fondet. Ju jeni  Ministri i Intech+”, jeni Ministri i hajdurërisë, jeni i faktuar nga gjykata dhe jeni i vetmi që nuk mund të fyeni ju.Shqiptarët e kanë merr vesh sot se kush i drejton, këta janë të gjithë të papërgjegjshëm, janë të gjithë të droguar, hajdutë dhe njerëz që nuk përfaqësojnë shqitarë. Largohuni menjëherë, sidomos Ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen edhe për skandalet e fundit me recetat fiktive, 2.2 milion dollarë janë vjedhur nga fondet për shëndetësinë. Receta fiktive të njerëzve të afërt, madje i është shtuar Ministrit të Shëndetësisë edhe zoti. Balla me personazhet e Elbasanit. Ministri i Shëndetësisë është i mbuluar nga skandalet dhe fjalën që tha ta kthejë mbrapsht dhe të kërkojë falje menjëherë, përndryshe sot nuk ka seancë".Deputetja Halimi: Tani ose gënjen ose është i painformuar nuk e di, por unë jam personalisht e informuar. Turqia është e vërtetë që nuk merr në konsideratë transplantin e pjesshëm, por ekzistojnë vende të tjera që e marrin në konsideratë që është Gjermania dhe Anglia. Kështu që Ministri të informohet më mirë dhe pasaj të vijë të na thotë këtu bëhet transplanti i pjesshëm apo nuk bëhet.Deputetja Albina Deda nga foltorja: Absolutisht nuk ka seancë pa ardhur Ministri me kërku falje këtu.Tabaku: Në emër të grupit të Partisë Demokratike i kërkojmë kryesisë së Kuvendit të mblidhet dhe të marrë masa për deputetin Beqaj për ofendimin që i bëri zonjës.Albina Deda. Fjala kafshë në sallën e parlamentit nuk besoj se është e lejueshme për askënd. Zoti. Spaho kërkojmë të thërrisni Kryesinë e Kuvendit për të marrë masa ndaj zotit. Beqaj.Spaho: Kërkesën tuaj do ta përcjell dhe do të kërkoj që Kryesia të shqyrtojë këtë çështje për ofendimin..Topalli: Zoti. Spaho ka një rregullore dhe një ligj mbi bazën e të cilit funksionon parlamenti. Këtu ka ndodh një fyerje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në 25 vite. Në emër të grupit parlamentar ju kanë kërkuar të mblidhet byroja për marrjen e masave për përjashtimin e  deputetit që ka fyer një zonjë, anëtarë të parlamentit.Rregullorja e Kuvendit kërkon që të ndërpritet seanca plenare, të thirret byroja dhe të merret vendimi për të përjashtuar deputetin që fyen një zonjë në parlament.Spaho: Ndërpresim seancën për 10 minuta, për të paraqitur kërkesën tuaj.  Tahiri-Spahos: Ku je?Spaho: Jam te kushërinjtë e tu në Vlorë, tek vëllezërit Abilaj.Tahiri: A e ndërpreve?deda beqjaparlament nderpritet seanca/Oranews.tv/