Kryevepra e Amedeo Modiglianit “Paulette Jourdain”, shitet për 38 milionë $
Kryevepra e Amedeo Modiglianit “Paulette Jourdain”, pjesë e koleksionit të Alfred Taubman, është shitur dukë arritur vlerën më të lartë, për 38 milionë dollarë, në një ankand në Nju Jork.“Ka dicka magjike tek Modigliani,” u shpreh Simon Shaw, Bashkë-Kryetar i artit modern dhe impressionist në Galerinë Sotheby.“Ai është origjinal, një artist unik, stili i të cilit spikat menjëhërë dhe bëhët i dallueshëm qartë. Ka dicka vërtet moderne tek ky artist, dhe jërëzit mundën ta kuptonin këtë. Piktura 'Paulette Jourdain,' e vitit 1919 është e jashtëzakonshme, dhe u çmimi i shtijes i kaloi pritshmëritë tona. Në e kishim vlerësuar rreth 25 milionë dollarë dhe ajo u shit për afësrisht 43 milionë dollarë, pas ofertave të ardhura nga e gjithë bota.”Galeria e Artit në Sotheby është bërë një nga qendrat më të shtrenjta të ankandeve në të gjithë botën, ndërsa çmimet e pitkurave të shitura janë gjithnjë në rritje. Çdokush që blen një pikturë në këtë Galeri i detytohet asaj 25 % të shumës nëse vlera i kalon 200,000 $. Ndërsa mbi këtë vlerë deri në dy milion dollarë, blerësi i paguan Shtëpisë së ankandit 20%. Shtatë pikturat më të shitura në këtë Ankand ishin:"XXI Untitled" e Willem de Kooning-së për 22.000.000 $"Untitled (Lavender And Green)" e Mark Rothko për 18 milion $“Femme Assise Sur Une Chaise" e Pablo Picasso-së 17.700.000 $, " Orange On Wine" e Rothko për 15.5 milionë $ etj.Shumë pak punë kanë mbetur të pashitura në këtë ankand, por në përgjithësi ne jemi shumë të kënaqur me këtë rezultat”, tha Shaw. Galeria e Artit në fund të ankandit arriti të fitojë 377 milionë dollarë.