Muzika Country, Triumfojnë Chris Stapleton dhe Luke Bryan

Çifti i divorcuar, superyjet e muzikës Country, Blake Shelton dhe Miranda Lambert ishin të dy finalistë për çmimet “Country Music Association Awards”, por vëtëm Miranda mundi të rrëmbejë çmimin, ndërsa ish-bashkëshorti e saj u largua duarbosh.31-vjeçarja, e cila u vlerësua si Vokalistja më e mirë e vitit, komentoi edhe ndarjën nga bashkëshorti, Shelton duke u shprehur: “E vlerësoj. Kisha nevojë për tu kthjelluar.”Ndërsa Shelton, pas 5 fitoreve radhazi, nuk mundi të merrte çmimin e Vokalistit të vitit, që e rrëmbeu Chris Stapleton. 39-vjeçari, Shelton, gjatë shfaqjes priti me humor edhe batutat e dy prezantuesve, të cilët satirizuan me divorcin e çiftit të famshëm.Por ylli që ndriçoi në mbrëmjen më të rëndësishme të muzikës country ishte Chris Stapleton, i cili u largua me 3 trofe, përfshirë këtu edhe çmimin “Albumi i vitit” dhe “Artisti i ri i vitit”. Këngëtari, gjët fjalimeve të tij falenderuese, ia kushtoi suksesin e tij të atit, i cili ishte ndarë nga jeta, 2 vjet më parë.“Për muzikën time jam frymëzuar nga im atë, ai do ta kishte pëlqyer shumë. Do t’i kishte pëlqyer edhe të më shihte me fitore.”Me çmimin “Artisti i vitit” u vlerësua Luke Bryan, i cili në fjalimin e tij përshëndetës u shpreh: “Faleminderit Zot, falemidnerit Jezus, faleminderit të gjithëve ju që po më shihni nga qielli!”. Bryan vlerësoi edhe muzikantin e ri, Stapleton dhe e uroi për fitoren e tij triumfuese.Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes muzikore ishte edhe performanca e Justin Timberlake së bashku me Stapleton të cilët interpretuan "Tennessee Whiskey" dhe hitin e Timberlake "Drink You Away."