Katy Perry këngëtarja më e paguar, me 135 mln $ të ardhura

Katy Perry është shpallur si këngëtarja më e paguar për këtë vit, sipas revistës Forbes, duke lënë pas edhe Taylor Sëift, e cila numëron miliona kopje albumesh të shitura. 31-vjeçarja ka fituar 135 milionë dollarë përgjatë një viti, nga turnetë e saj në të gjithë botën, dhe në sajë të kontratave me kompanitë e bukurisë si Coty dhe CoverGirl.Ndërsa 25-vjeçarja, Sëift, mban vendin e dytë, me 80 milionë dollarë të ardhura nga të cilat, 8.6 million janë nga shitjet e albumit "1989" dhe turnetë e saj mbarabotërore.Albumi i fundit i këngëtares Perry “Prism” është shitur në 4 milionë kopje në të gjithë botën që nga publikimi në vitin 2013, ndërsa kënga "Roar" ka qenë në çelësi i suksesit të saj nëpër turne.Në vend të tretë, sipas Forbes, renditet banda e rokut britaniko-amerikane, Fleetwood Mac, me 59.5 milionë dollarë të ardhura.Lady Gaga është renditur e katërta me 59 milion $, ndërsa në vend të pestë është Beyonce, e cila ka mundur të mbledhë s $54.5 million të ardhura nga muzika.Lista e Forbes është bazuar në të ardhurat e këngëtarëve nga qershori i vitit 2014 deri në qershorin e vitit 2015, dhe përfshin fitimet nga shitja e albumeve, turnetë dhe marrëveshjet komerciale me kompani të ndryshme.