Biznesi paralajmëron falimentime në masë pas 1 janarit

Debate në emisionin “Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe, ku është diskutuar për nismën anti-informalitet dhe klimën e biznesit. Përfaqësuesit e shoqatave të sipërmarjes,  Nikollaq Neranxi dhe Gjergji Gjika paralajmëruan falimentime në masë pas dhjetorit. Gjatë emisionit ndërhyu në lidhje telefonike, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila replikoi me deputetin demokrat, Sherefedin Shehu për zbatimin e nismës dhe rimbursimin e TVSH-së.Biznesi paralajmëron falimentime në masë pas dhjetorit, për shkak të klimës së krijuar në vend.Deklaratat e forta u bënë në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, nga kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregjeve, Nikollaq Neranxi dhe kreu i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika.Nikollaq Neranxi: Të shqetësuar i gjithë vendi, po largohen njerëzit, po bie fuqia blerëse.Dhe kompania më e madhe që është formale 99.9% i ka rënë fuqia blerëse, me të ardhurat nuk mbulon dot shpenzimet, është e detyruar të dalë nga tregu, është e detyruar të kërkojë ndihmë të largohet.Nuk është fryma e mirë. Duhet ta pranojmë që ka forma të tjera. Pas 31 dhjetori, në datën 1 janar do ta shikoni vetë një kuje shumë e madhe në ekonominë shqiptare vetëm me mënyrën sesi i thotë punonjësi tatimor apo qeveria deklaro çfarë ke brenda.Gjergji Gjika: Keni për të parë pas 1 janarit, jemi një hap larg falimentit.Gjatë emisionit ndërhyu në lidhje telefonike biznesmeni Harri Lena dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila replikoi me deputetin demokrat, Sherefedin Shehu për nismën anti-informalitet dhe rimbursimin e TVSH-së.Sherefedin Shehu: Punoni në zyra, krijoni sisteme, mos u merrni me shkop në dorë se nuk jeni policë.Brisida Shehaj: Të lutem mos flisni ju për gjobëvënie sepse ishte kjo administratë që uli gjobat për biznesin e vogël në ndryshimet ligjore që u bënë për 2014, mos flisni ju për gjobëvënie që vini gjoba dhe nuk dinit kujt ja vinit dhe nuk i çuat një letër biznesit që i vinit gjobat.Sherefedin Shehu: Ju keni eksperiencën e sotme të rimbursimeve, ligji ta jep, por nuk ta jep nëpunësi tatimor.Brisida Shehaj: Të flisni ju zoti. Shehu, se po shikoj dhe panelin, për rimbursimin e TVSH-së që nuk e merrnin dot po nuk paguanin taksën e taksidarit, ndërkohë që të ftoj nesër në zyrën time të shohim statistikat nipt për nipt të kërkesave dhe rimbursimeve që janë bërë. Po ju ftoj personalisht dhe publikisht.Debate pati edhe mes deputetit socialist Ervin Bushati dhe atij demokrat Sherefedin Shehu për reformat e qeverisë dhe ndikimin e tyre te biznesi dhe qytetarët.ekopolitike /Oranews.tv/