Përkujtohet 25-vjetori i meshës së parë pas ’90-ës

25 vjetë më parë kleriku Dom Simon Jubani mbajti meshën e parë postkomuniste në qytetin e Shkodrës, e cila shënoi edhe rikthimin e lirisë së besimit. Në këtë pervjetor, rituali u përserit në të njejtin vend. Imzot Massafra arqipeshkëv i Shkodres e cilësoi ditë reflektimi dhe kujtese.Imzot Massafra: "Guximi i Dom Simon Jubanit me disa meshtarë dhe guximit të disa besimtarëve kanë bërë që feja të fillojë të shfaqet përsëri haptazi, duke hedhur themelet për ngjarjen e madhe të fesë të 11 nëntorit të po atij viti, kur prania e popullit në këto varreza u bë e papërmbajtshme.”Kryeministri Rama i cili atë ditë nëntori të 25 viteve më parë ishte i pranishëm në meshë, u ndal tek përjetimet e asaj ngjarje.Edi Rama: "Në këto varreza dhe në këtë tempull nën qiellin e hapur, kisha nëpërmjet fjalës dhe liturgjisë, pedagoge të shpirtit, u bë tharmi i emancipimit të një kombi të tërë drejt lirisë "Kumbaro: Sot kremtojmë, por edhe kujtojmë, kujtojmë qe mos harrojmë martirët jo vetem te kishes por edhe te lirise se besimit dhe mendimit.Nëpërmjet një postimi në Facebook  kreu i opozitës, Lulzim Basha e cilësoi meshën   e Dom Simon Jubanit si akti që i dha  zemër besimtarëve dhe goditje në zemrën e regjimit komunist.Basha: “Si sot 25 vjet më parë, në Shqipëri u rikthye e drejta e shprehjes dhe liria e ndërgjegjes, me një akt historik të kurajos civile të Dom Simon Jubanit, me meshën që mbajti në varrezat e Shkodrës. Mesha e Dom Simon Jubanit i dha zemër të gjithë besimtarëve të Zotit dhe ishte një goditje në zemrën e regjimit komunist që i kishte privuar qytetarët nga liritë e të drejtat themelore.Pas kalvarit të terrorit dhe burgosjes të mijërave që guxuan të shprehnin adhurimin ndaj Zotit, mesha e 4 nëntorit rihapi për shqiptarët rrugën e lirisë së besimit, lirisë së shprehjes dhe lirive politike.Nderim të përjetshëm për Dom Simon Jubanin dhe veprën e tij. Nderim për klerin shqiptar të të gjitha besimeve që mbajti të ndezur flakën e besimit në Zot”.

25 vjet nga mesha e parë e Kishës Katolike25 vjet nga mesha e parë e Kishës Katolike Po përkujtohet sot në Shkodër, në një ceremoni të veçantë në varrezat katolike të këtij qyteti, 25- vjetori i mbajtjes së meshës së parë pas rrëzimit të diktaturës komuniste, e cila u kremtua nga Dom Simoni.Posted by Ora News on Wednesday, November 4, 2015
/Oranews.tv/