I vrau të birin shumë vite më parë, qëllon mbi makinën e bashkëfshatarit
I kishte vrarë djalin plot 16 vite më parë tenton të hakmerret ndaj bashkëfshataritKy dyshohet se është motive që fshihet pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm ku Luan Kokëdhima, 72 vjeç ka pritur që F. Lala 59 vjeç të kthehet nga shkolla 9-vjeçare “Qazim Pali” në Borsh, ku ky i fundit transportonte në mëngjes nxënësit e fshatit dhe më pas e ka qëlluar me automatik.Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, 4 nëntor, rreth orës 07:30 minuta në dalje të fshatit Borsh.Automjeti tip “Furgon-Sprint”, me targë AA054GX, (mjet i linjës që transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qazim Pali” në Borsh), pasi ka zbritur nxënësit, rrugës në kthim është goditur me armë zjarri “Automatik”,në anën e djathtë të tij (ana e pasagjerit), për pasojë është dëmtuar pjesërisht vetëm mjeti.“Dyshohet se Luan Kodhima, 72 vjeç banues në fshatin Borsh, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik” në drejtim të automjetit të shtetasit, F. Lala, 59 vjeç, banues në të njëjtin fshat” informon policia rajonale.Rezulton se shtetasi: F. Lala, është arrestuar nga Policia më datë 14.07.1999 dhe është dënuar nga Gjykata me 7 vite burg për veprën penale “Vrasje në rrethana lehtësuese”, të shtetasit R.K. (i biri i Luan Kodhimës) dhe e ka mbaruar dënimin më datë 14.02.2006.Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, bashkë me vëllain e tij: Luan dhe Bashkim Kodhima."Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, megjithate Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes" thuhet në njoftimin e policisë.[caption id="attachment_610910" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Furgoni i qelluar me automatik[/caption][caption id="attachment_610908" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Furgoni i qelluar me automatik[/caption]/Oranews.tv/