Arrestohet Karim Benzema, shantazh me video seksi shokut të kombëtares
Arrestohet sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema, si i dyshuar për shantazh ndaj shokut të skuadrës në kombëtaren franceze, Mathieu Valbuena.Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se Benzema është paraqitur në stacionin policor në Versajë, në perëndim të Parisit, pak para ores 09:00 të mëngjesit të sotëm, para se të vendoset në paraburgim.Prokurori i Versajës ka konfirmuar marrjen në pyetje të futbollistit lidhur me këtë çështje, ndërsa avokatët nuk kanë komentuar ende arrestimin.Benzema akuzohet se ka shantazhuar Valbuenën lidhur me një video seksi, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të saj.I pari që u arrestua lidhur me këtë skandal ishte ish-sulmuesi i Francës, Djibril Cisse.Ai u ndalua në orën 06:00 të mëngjesit të 12 tetorit në shtëpinë e tij në Paris dhe u lirua po atë ditë pas marrjes në pyetje.[caption id="attachment_610653" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena[/caption]