Liderët e Kinës dhe Tajvanit takim historik në Singapori, i pari që prej 1949
Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me homologun e tij tajvanez Ma Ying-jeou, i pari takim i liderve të vendeve rivale që nga përfundimi i luftës civile kineze në vitin 1949.Sipas ekspertëve politikë, takimi i papritur, por njëkohësisht historik, i cili mbahet në Singapor, mbart rreziqe për të dy Presidentët.Bisedimet vijnë në kohën kur klima është tejet e ndjeshme në Tajvan, ku më 16 janar mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ku vihet re një rritje e ndjenjës anti Kinë, vëçanërisht tek të rinjtë tajvanezë, të cilët shqetësohen për ndikimin e Pekinit mbi ishull dhe nuk besojnë në përfitimet ekonomike nga fqinji i tyre gjigand.Autoritetet zyrtare të Tajvanit deklaruan se mes dy vendeve nuk do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje dhe as nuk do të ketë deklarata të përbashkëta.Po sipas këtyre infomacioneve, qëllimi i Tajvanit në këtë takim është të konsolidojë paqen mes dy vendeve dhe të ruajë status-quonë.Nga ana tjetër, edhe Kina zyrtare thotë se dy udhëheqësit do të shkëmbejnë mendime në promovimin e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve mes dy vendeve, një takim i cili shihet si moment shumë i mirë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet Kinë-Tajvan.Presidenti i Tajvanit Ma, i cili vitin e ardhshëm largohet nga pushteti pasi i përfundon mandati, ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet ekonomike me Kinën, një politikë kyçe e tij që kur mori detyrën në vitin 2008.Gjithsesi, Kina e konsideron Tajvanin një provincë të saj e cila duhet të merret me forcë nëse është nevoja, veçanërisht nëse Tajvani bën lëvizje domethënëse për pavarësi.Deri tani nuk është nënshkruar asnjë traktat paqeje për ti dhënë fund zyrtarisht luftës civile.