14 ditë në 7 shtete për të mbërritur në Suedi, rrëfimi i familjes refugjate

Refugjati sirian, Zaki Khalil, bashkëshortja e tij Nagwa Muhammad dhe katër fëmijët e tyre nisën udhëtimin nga porti grek i Pireut më 21 tetor.Pas dy javësh ata arritën në destinacionin e tyre, qyteti Nora në Suedi. Ndihen të rraskapitur nga lodhja, por edhe të lumtur për fillimin e një jetë re."Pas dy vitesh vuajtje dhe vështirësi, nisa të mendoj se nuk do të arrija kurrë të sillja fëmijët këtu. Më dukej larg dhe e pamundur”, thotë Khalil pas mbërritjes në Suedi.Khalilit dhe familjes së tij ju deshën 14 ditë për të arritur në Suedi, duke kaluar 7 shtete europiane në të ftohtë, shi, shpesh pa ushqime dhe ujë, duke mbijetuar në kushte të mjerueshme.Familja e tij, ku fëmija më i madh është 6 vjeç dhe i vogli vetëm 6 javësh ka udhëtur nga Turqia në Greqi, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani.Ata u bllokuan për 6 ditë në Gjermani para se të niseshin për Suedi dhe Khalil thotë se ishin ditët më të vështira psikologjikisht, pasi nuk e dinin sa do të zgjaste pritja.Bashkëshortja e tij shprehet e lumtur që më në fund makthi mori fund dhe gjeja e parë që do të bëjë është të lajë fëmjët."Ende nuk e besoj që arrita, mezi po pres të laj fëmijët”, thotë ajo.Kjo familje u largua nga Siria në vitin 2013. U përpoq të ndërtonte një jetë në Turqi, por hasën në vështirësi punësimi apo edhe shkollimi për fëmijët.Suedia deri tani ka pranuar 100 mijë refugjatë dhe deri në fund të vitit numri pritet të shkojë deri në 150 mijë.