Arkeologjia nënujore, zbulohen mbetjet e 22 anijeve të lashta në brigjet e Greqisë
Mediat e specializuara të historisë dhe arkeologjisë nënujore kanë njoftuar se zbulimi i 22 anijeve antike në të njëjtin vend në zonën e ishujve Fourli në Greqi nga ekipi amerikano-grek është zbulimi më i madh në historinë moderne të arkeologjisë nënujore.Ky zbulim u bë i mundur prej një ekipi të RPM Nautical Foundation dhe ekipit grek të arkeologjisë nënujore.Ekipi amerikan i RPM Nautical Foundation është ekipi i mirënjohur që punon prej mbi 10 vitesh në Shqipëri, ku ka bërë të mundur një sërë zbulimesh të rëndësishme në ujrat shqiptare.Ndërkohe arkeologu Peter Cambell bashkë drejtori i zbulimit të madh në Greqi, është anëtar i qendrës shqiptare të kërkimeve detare dhe ka filluar karrierën e tij në projektin e Shqipërisë.Zbulimi i 22 anijeve antike të cilat vinin nga porte të largëta si Deti i Zi apo Azia e Vogël do të sjellë një revolucion në njohurite tona mbi lundrimin në periudhat antike.Media të rëndësishme botërore si CNN, National Geographic BBC etj po i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij zbulimi mjaft të rëndësishëm.






