Sekuestrohen 174 kg kanabis në Dukagjin, 6 arrestohen, 1 në kërkim

Kapet sërish drogë në veri të vendit.Policia e Shkodrës ka sekuestruar 174 kg kanabis në dy operacione antidrogë, ndërsa ka arrestuar në flagrancë 6 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.Fillimisht nga blutë janë arrestuar:1- Ndue Grrela, 20 vjeç , banues në fshatin Dobraç në Shkodër2- Kastriot Toma, 46 vjeç, banues në Shkodër3- Ndoc Zhuri, 35 vjeç banues në fshatin Grud e Re, Shkodër.4- Fran Preka, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, ShkodërSi dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gjon Macaj, 24 vjeç, banues në fshatin Abat, Shalë Shkodër.Shtetasit e mësipërm u kapën gjatë një kontrolli të bluve në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin, në fshatin Theth.Në mjetin tip “Mitsubishi” me targa AA 442 BX që drejtohej nga Ndue Grrela, u gjetën dhe sekuestruan 6 thasë me 45 kg kanabis në formë boçeje.Policia ushtroi kontroll dhe në banesën e Ndue Grrelës, ku iu gjet dhe sekuestrua një pushke model 56 si dhe nje krehër me 20 fishekë.Gjithashtu u sekuestrua në cilesinë e provës materiale automjeti tip “Xhip” me targë AA 415 HO në pronësi të shtetasit Kastriot Toma, në të cilin po udhëtonin shtetasit Ndoc Zhuri, Fran Preka dhe Gjon Macaj.Këta shtetas sëbashku me makinën e tyre shoqëronin Ndue Grrelën.Në një tjetër operacion policia e Shkodrës arrestoi:5- Eduart Sallaku, 46 vjeç, lindur dhe banues në Tirane,6- Preke Shpendi, 25 vjeç, lindur ne Pecaj Shale dhe banues ne lagjen"Siri Kodra" Tirane.Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur Qafe Thore në afërsi të fshatit Theth u gjet i braktisur mjeti i tyre tip "DACIA" me targe AA 182 AH me 129 kg kanabis.Materialet në ngarkim të shtetasit Ndue Grrela, i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprat penale "Prodhim dhe shitje narkotikesh"si dhe “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armeve luftarake dhe municioneve” .Në ngarkim te shtetasve Kastriot Toma, Ndue Zhuri dhe Fran Preka për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikesh ne bashkëpunim”.Në ngarkim të shtetasit Eduart Sallaku, për veprat penale "Prodhimit, shitjes dhe transportimit lendeve narkotike” dhe në ngarkim te shtetasit Preke Shpendi per vepren penale "Prodhimit, shitjes dhe transportimit lendeve narkotike”.[caption id="attachment_610631" align="alignnone" width="466"]unnamed (6) Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_610633" align="alignnone" width="640"]unnamed (4) Mjeti tip "Dacia" që u gjet i braktisur me 129 kg kanabis[/caption][caption id="attachment_610637" align="alignnone" width="411"]unnamed Automjeti tip “Xhip” që shoqëronte mjetin ku u gjetën 6 thasët me kanabis[/caption][caption id="attachment_610632" align="alignnone" width="411"]unnamed (5) Mjeti tip “Mitsubishi” ku u gjetën 6 thasët me drogë[/caption][caption id="attachment_610635" align="alignnone" width="411"]unnamed (2) Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_610636" align="alignnone" width="411"]unnamed (1) Droga e sekuestruar[/caption]unnamed (3)