Rishpërndarja e refugjatëve, transferohen 30 klandestinët e parë nga Greqia
Janë transferuar 30 klandestinët e parë nga Greqia në Luksemburg, në kuadër të planit europian për rishpërndarjen e refugjatëve në të gjitha vendet europiane sipas kuotave të përcaktuara në bazë të popullsisë dhe gjendjes ekonomike.6 familjet siriane dhe irakiane u nisën nga aeroporti i Athinës, duke shënuar fillimin e këtij operacioni për Greqinë për të shpërndarë të gjithë klandestinët që arrijnë nëpërmjet udhëtimeve të rrezikshme nga Turqia.Greqia është një ndër vendet me peshën më të madhe të klandestinëve, sëbashku me Italinë, ku shpesh përpos fluksit, këto dy vende përballen me tragjedi të shumta të klandestinëve.Vetëm në 2 javët e fundit në brigjet greke kanë humbur jetën rreth 60 klandestinë, shumë prej tyre fëmijë dhe foshnje.Në një deklaratë kryeministri i vendit, Aleksis Tsipras, tha se ndihej i turpëruar për atë që po ndodh në Lesboz dhe për të gjitha vdekjet në Egje, duke kritikuar ashpër Bashkimin Europian më menaxhim të dobët të krizës së klandestinëve.Gjithsesi, transferimi i klandestinëve në Greqi vjen pas atyre të ndodhura kohët e fundit në Itali.Dy udhëtime me nga rreth 50 klandestinë, shumica nga vendet afrikanë, janë organizuar nga auroritetet italiane. Klandestinët janë nisur ga aeroporti i Fiumicionos drejt vendeve skandinave.