Po shkatërrohet shtëpia muze e Avni Rustemit
Prej vitesh e braktisur, shtëpia muze e "Dëshmorit të Atdheut" Avni Rustemi në Libohovë, po shkatërrohet. Ndonëse gjendja alarmante pranohet nga bashkia, restaurimi është i vështirë për shkak të mungesës së fondeve.Libohovë- Në prag të 120 vjetorit të "Dëshmorit të Atdheut, Avni Rustemi, shtëpia muze në Libohovë, është lënë në mëshirë të fatit.Braktisja nga trashëgimtarët e banesës që mban statusin monument kulture e kanë shndërruar godinën në një vendgrumbullim mbeturinash.Çatia e dëmtuar nga reshjet, mund të rrëzohet në çdo moment, ndërkohë që lagështira ka depërtuar në ambientet e brendshme të shtëpisë dykatëshe.Ndonëse ishte premtuar rikthimi i saj në gjendjen e mëparshme nga Ministria e Kulturës, deri tani nuk ëhstë bërë asgjë. Amortizimi i shtëpisë muze pranohet dhe nga bashkia e Libohovës, që pohon se nuk ka fonde për restaurimin.Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë: "Shtëpia është vërtet në një gjëndje tepër të mjerueshme dhe skandaloze. Vetë ministrja e Kulturës është interesuar për këtë problem. Bëri përpjekjet për ta kaluar në mbrojtje duke e shpallur në monument kulture por për të investuar nuk është premtuar asgjë. Nga fondet që kemi në dispozicion nuk mbulojmë këto shpenzime."Për shkak të mungesës së fondeve dhe konfliktit mbi pronësinë e shtëpisë ku u rrit Avni Rustemi, gjendja e saj nga viti në vit është përkeqësuar
/Oranews.tv/