Jep dorëheqjen kryeministri Viktor Ponta: S'mund të luftoj me popullin
Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta ka dhënë dorëheqjen.Vendimi erdhi pas protestave masive që përfshinë kryeqytetin e vendit pas vdekjes së 32 personave në një klub nate në Bukuresht.Zjarri përfshiu lokalin të premten e kaluar dhe mënjëherë më pas mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytetit dhe hapësirën para selisë së kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.Mbi 20 mijë persona dolën në rrugët e Bukureshtit të martën në mbrëmje në protestë për dorëheqjen e Pontas, ministrit të Brendshëm Gabriel Oprea dhe kryetarit të bashkisë ku ndodhej lokali i cili u përfshi nga flakëtProtestuesit kërkuan dorëheqjen e tij duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për masa të dobta të sigurisë. Protestuesit thërrisnin “Turp, turp” dhe “Vrasës” dhe valëviznin flamurin rumun.Ponta ka qenë nën presion të lartë jo vetëm nga gjyqi për korrupsion dhe evazion fiskal, por edhe nga presidenti i vendit Klaus Iohannis, i cili i ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen që nga nëntori i 2014 , pasi fitoi garën presidenciale ."Unë kam një detyrim ndaj pakënaqësive të vazhdueshme të popullit dhe dëshira e tij legjitime për të gjetur përgjegjësit e zjarrit që vrau 32 njerëz përtej pronarit të lokalit. Unë mund të bëj çdo beteje politike, por nuk mund të luftoj me popullin tim" është shprehur ai.Vikton Ponta ka shumë gjasa të qëndrojë në krye të postit deri sa Presidenti i vendit të emërojë zëvendësin e tij.Largimi i tij mund të çojë në një ripozicionim të politikës, teksa qëllimi i deklaruar i Iohannis është të sjellë në pushtet liberalët.Ponta kishte injoruar në mënyrë të përsëritur thirrjet për të dhënë dorëheqjen, duke u zotuar se do të përfundonte mandatin e tij deri në fund të 2016, kur vendi ka planifikuar të mbajë zgjedhjet parlametare.
/Oranews.tv/