Nga Shqipëria në Itali me 134 kg drogë në mjet, kapet në Bari kosovari

Policia italiane sekuestron një tjetër sasi e konsiderueshme droge nga Shqipëria.Guardia di Finanza e Barit arrestoi të martën (3 nëntor 2015) një kosovar me pasaportë britanike, pasi në makinën e tij tip “Krajsler” me targa angleze, u gjetën 134 kg drogë e llojit marijuana.55 -vjeçari, i cili udhëtonte sëbashku me gruan dhe dy vajzat e tij, 12 dhe 14-vjeç, u ndalua sapo zbarkoi në portin e Barit nga një traget që vinte nga Shqipëria.Në dukje një familje normale në udhëtim, por oficerët e Guardia Di Financas dyshuan tek mjeti pasi panë një rrjedhje karburanti që dukej jo normale.Pas një inspektimi më të hollësishëm, panë se dyshemeja e mjetit ishte e modifikuar dhe brenda saj gjendeshin 251 pako marijuanë.Drejtuesi i mjetit, 55– vjeçari i lindur në Kosovë, por me shtetësi britanike, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, mendohet se do ta trafikonte lëndën narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.Ai u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burgun e Barit, ku do të përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Ky operacion antidrogë pason një tjetër sasi droge që iu sekuestrua dy shtetasve shqiptarë të shtunën e kaluar në Bari.Policia italiane ndaloi për kontroll një “Fiat Bravo” dhe gjatë kontrollit me pajisjen «Rapiscanner” gjetën 5 pako me 5,870 kg kokainë.Policia arrestoi në flagrancë poseduesit e drogës, Blerim Boshi dhe Florian Progni, të dy 27 vjeç me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.[caption id="attachment_610523" align="alignnone" width="300"]105311455-61ef7952-8ff2-410e-883d-3cbb4627f77c Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_610524" align="alignnone" width="411"]timthumb Dyshemeja e mjetit e modifikuar, brenda të cilës u gjetën 251 pako marijuanë[/caption]