BB: Zgjidhja e shpejtë e konfliktit me CEZ ishte e duhura

Banka Botërore thekson se zgjidhja e shpejtë e konfliktit mbi statusin e kompanisë së shpërndarjes ishte veprimi i duhurNë një takim të zhvilluar me Ministrin e Energjetikës Damian Gjiknurin Drejtoreshën për Europën Juglindore në Bankën Botërore zonjën Ellen Goldstein vlerësoi zgjidhjen e konfliktit me CEZ si “veprimin e duhur për ti hapur rrugën investimeve dhe reformimit të sektorit”“Ndërsa u ndal në projektin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik, zonja Goldstein e cilësoi shumë të mirë ecurinë e reformës së ndërmarrë. Sipas saj, efektet e reformës do të bëhen edhe më të prekshme me përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve”informon zyra e shtypit pranë kësaj ministrie.Ne vlerësimin e ministrit Gjiknuri, reforma është duke i dhënë efektet e veta pozitive në sektor ashtu sikurse ka patur një mbështetje edhe prej qytetarëve të cilët i janë bashkuar ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.“Nga një sektor gërryes i financave dhe Buxhetit të Shtetit, tanimë sektori energjitik ka filluar të kontribuojë në ekonominë e vendit”, u shpreh z.Gjiknuri.Ministri theksoi se humbjet në rrjet është arritur të ulen në nivelin 31%, niveli i arkëtimit të faturave korente është rritur ashtu sikurse janë arkëtuar gjatë këtyre dy viteve edhe rreth 200 milion euro nga borxhet e prapambetura.Z.Gjiknuri sqaroi se tanimë qeveria po punon për modelin e ri të tregut, liberalizimin e sektorit të energjisë dhe projektin për krijimin e bursës së energjisë në Shqipëri.