Jennifer Lopez përgatitet për koncertet e saj në Las Vegas

Diva e muzikës latine Jennifer Lopez po përgatitet për koncertet në rezidencën e saj në Las Vegas, të cilat nisin në muajin janar. Në një intervistë për revistën “Ocean Drive”, J.Lo shprehet se tashmë e di se cila është atmosfera që ajo dëshiron të krijojë në ato koncerte.“Shfaqjet e bukura të bëjnë të kërcesh, të bërtasësh dhe të hidhesh sa më shumë të jetë e mundur. Dëshiroj që njerëzit të jenë vërtetë të lirë për të bërë çfarë dëshirojnë”.Ylli 46-vjeçar shpreson që të jetë një publik energjik nuk do të performojë vetëm këngët e saj në këtë event, por do të nderojë edhe emrat e mëdhenj të muzikës të cilët gjithmonë i ka adhuruar'.“Po mendoj të bëj shfaqjen më të mirë që mund të keni parë ndonjëherë nga Jennifer Lopez. Dëshiroj që çdo shfaqje të jetë ndryshe nga njëra-tjera, që çdo shfaqje të jetë një eksperiencë e re”.Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është nënë e dy fëmijëve binjake dhe ka hedhur pas krahëve 3 divorce dhe disa lidhje me meshkuj të famshëm. Ajo ka qene e martuar me këngëtarin Marc Anthony, me aktorin Ben Afleck si edhe martesa e saj e parë me kamarierin kubanez Ojani Noa, lidhje e cila zgjati vetëm një vit. Prej më shumë se tre vitesh, Jennifer është në një lidhje me balerinin 28-vjeçar, Casper Smart.1446326693-rs-634x761-151030142549-634jennifer-lopez-ocean-drive-magazine-kf103015/Oranews.tv/