Varianti humoristik i këngës “Hello” nga Ellen Degeneris

Prej momentit të publikimit kënga e Adele, “Hello” nuk ka njohur vetëm një shikueshmëri rekord, por është bërë edhe objekt humori në rrjetet sociale. Dhe sigurisht kjo video nuk kishte se si të mos bëhej temë e një emisioni për aktoren dhe moderatorën e famshme Ellen Degeneres.Ellen në emisonin e saj thotë se kënga e Adeles “Hello” është bazuar në një bisedë që ato e kanë pasur së bashku.“Adele dhe unë jemi shumë shoqe, disa ndoshta nuk e kuptojnë por kënga Hello është frymëzuar nga një bisedë që kemi pasur ne të dyja” tha Ellen. Më pas ajo prezantoi videon e montuar ku Ellen dhe Adele bisedojnë së bashku në telefon.Videoja e Ellen Degeneris ka arritur rekord shikueshmërie në You Tube.53/Oranews.tv/