Taylor Swift paditet me 42 milionë dollarë për tekstin e ‘Shake It Off”

Taylor Swift është paditur me një shumë prej 42 milionë dollarësh për tekstin e këngës së saj “Shake it Off”.Padia është bërë nga muzikanti i njohur Jesse Graham i cili pohon se këngëtarja  25 vjeçare ka vjedhur një pjesë nga kënga që ai shkroi në vitin 2013.“Nëse unë nuk do e kisha shkruajtur këngën “Haters gone hate” nuk do të ekzistonte fare kënga Shake it Off”. Në fillim mendova ta lija me aq por kjo është tërësisht kënga ime” – është shprehur Graham për New York Daily NewsVideo tregon tekstin me këngën e muzikantit dhe disa nga ngjashmëritë që ka me atë të Swift.