Surpriza e këtij Halloween-i, Heidi Klum vishet si Jessica Rabbit
Supermodelja gjermane, Heidi Klum, ka spikatur për kostumin e saj të veçantë në këtë Halloëeen, duke u shfaqur si personazhi vizatimor Jessica Rabbit.Edhe këtë vit, Heidi e cila ka gjithmonë tendencën t’i surprizojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj, i habiti të gjithë me pamjen e transoformuar si Jessica.42-vjeçarja kishte vënë një maskë me fytyrën e personazhit të famshëm vizatimor dhe gjoks fallco që t’i ngjante sa më shumë Jessicas. Modelja kishte shpenzuar ditë të tëra për të krijuar këtë pamje, madje ajo kishte postuar edhe statuse në rrjetet sociale me foto gjatë punës në laborator për të krijuar kostumin.Heidi kishte veshur edhe fustanin e kuq me një të çarë shumë të lartë, identike me personazhin vizatimor.Ndërsa Nicki Minaj është veshur si një princeshë për festën e Halloweenit. Por, mediat natyrisht nuk u tërhoqën nga veshja e saj, por nga dekolteja shpërthyese. Me këtë pamje në fakt, Nicki nuk ka friksuar askënd, përkundrazi qëllimi i saj ishte që të dukej sa më joshëse në Halloween.Personazhe të tjerë që spikatën në këtë festë, e cila tashmë po kthehet në traditë në të gjithë botën, ishin edhe Justin Bieber, i maskuar si Jackie Moon; modelja Kylie Jenner e veshur si princeshë nixha; ndërsa Kim Kardashian zgjodhi të ishte vetvetja, Jennifer Lopez dhe Casper Smart u veshën si skelëtë të frikshëm, ndërsa Katy Perry ishte maskuar si mikrofon.



/Oranews.tv/