Modelja Essena O’Neill fshin Instagramin me rreth 1 milionë ndjekës: Ishte iluzion
Essena O’Neill është modelja 18 vjeçare nga Queensland e cila ka fshirë llogarinë e saj me rreth 1 milionë ndjekës sepse ishte duke përcjellë një version jo real të vehtes.
Bukuroshja është shprehur se ka shfaqur një iluzion në rrjetet sociale dhe jo jetën e vërtetë të saj duke thënë se puna si modele e ka bërë të ndjehet bosh dhe e parealizuar.
“Pa e kuptuar kam kaluar pjesën më të madhe të adoleshencës duke u fiksuar pas mediave sociale dhe pamjes time fizike. Por mënyra se si e përdorja Instagramin nuk ishte e vërtetë” – është shprehur ajo.
O’Neill ka fshirë 2000 foto të saj në internet duke shpjeguar sa përpjekje kishte bërë që të dilnin bukur dhe sa shumë makeup përdorte.
Modelja gjithashtu është shprehur se shumë foto janë publikuar jo me dëshirën e saj por sepse është paguar për ti bërë reklamë rrobave që nuk ishin të vetat.
“Nëse shihni vajzat në Instagram dhe mendoni sa do dëshironit të kishin jetën e tyre, duhet të kuptoni që ju shihni vetëm atë që duan ato”-ka vazhduar 18 vjeçarja
