Rama porosi deputetëve: Zbrisni në terren, dëgjoni dhe zgjidhni hallet e njerëzve
Kreu i PS i kërkon deputetëve të zbresin në terren dhe të forcojnë lidhjen me bazën e partisë.Kryesocialisti ka dhënë këtë porosi në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, ndërsa pjesë e tij është bërë edhe deputeti më i ri i Kuvendit, Eduard Ndocaj.Shkëputja e lidhjeve të deputetëve me bazën e partisë duket se përbën një shqetësim për lidershipin socialist, në kushtet kur është kërkuar që numri i anëtarëve të saj të arrijë në 150 mijëKreu e Partisë Socialiste, Edi Rama ka forcuar kërkesën ndaj deputetëve të forcës së tij politike, për të zbritur në terren në komunikim me strukturat lokale.Në mbledhjen e përjavshmë të grupit parlamentar, mësohet se kreu i selisë rozë, ka urdhëruar deputetët të intensifikojne takimet edhe me banorët e zonave të tyre elektorale, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të adresuar zgjidhje për ta.Ndërkohë, edhe vetë shefi i selisë rozë, është parë këtë të hënë në komunikimin me të gjithë qytetarët që e prisnin në hyrje të selisë rozë, të cilët, morën vëmendjen e shefit të qeverisë për shqetësimet e tyre.Ndërkohë, në mbledhjen e grupit ishte edhe deputeti më i ri i Parlamentit, Eduard Ndocaj, i cili mori mandatin e socialistit Arben Ndoka, por ështe shprehur se do jetë pjesë e PDK.Më heret kryesocialisti mblodhi në një takim edhe koordinatorët për zgjedhjet. Në përfundim të saj, Ora News e pyti kryeministrin për propozimin e kundërshtarit të tij politik, por mori si pergjigje vetem nje buzqeshje.